Presidentja Osmani për televizionin australian flet për luftën në Ukrainë dhe gjenocidin serb në Kosovë

Aktuale

Presidentja Osmani për televizionin australian flet për luftën në Ukrainë dhe gjenocidin serb në Kosovë

Nga: G.B Më: 7 prill 2022 Në ora: 14:37
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur në një intervistë më transmetuesin kombëtar të Australisë ABC në programin kryesor politik '730' për zhvillimet në Evropë, luftën e Rusisë në Ukrainë, si dhe luftën e fundit në Kosovë, ku Serbia ka kryer gjenocid.

Ajo ka thënë se lufta në Ukrainë ka sjellë kujtimet e trishta të luftës së kryer në Kosovë nga Serbia, derisa ka përmendur faktin se ende nuk janë dënuar krimet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve, përcjell Bota sot.

Postimi i saj i plotë:

Intervista ime me transmetuesin kombëtar të Australisë ABC në programin kryesor politik '730' mbi zhvillimet e fundit në Evropë dhe përjetimet e popullit të Kosovës në luftën gjenocidale të viteve të 90-ta.

Do të vazhdojmë t'i japim zë historisë sonë në çdo cep të botës dhe asnjëherë nuk do të qëndrojmë të heshtur para tiranisë.

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e presidentes Osmani:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat