Në Shqipëri ka asete ruse, po bëhet pastrim parash / A kanë lidhje miqësie me Putinin Rama dhe Veliaj?!

Aktuale

Në Shqipëri ka asete ruse, po bëhet pastrim parash / A kanë lidhje miqësie me Putinin Rama dhe Veliaj?!

Nga: Idriz Morina Më: 10 prill 2022 Në ora: 17:51
Edi Rama me Lavrovin, dorën e djathtë të Putinit

Ka disa vite që ka filluar të pëshpëritet për bashkëpunëtorët e bizneseve ruse në Shqipëri. Për disa prej tyre tashmë kishte informacione se ishin ruse ose në bashkëpunim me rusët.

Para pak ditësh sipas disa raportimeve dolën disa biznese të përbashkëta shqiptaro-ruse, në mesin e tyre u përmendën edhe figura publike.

Sipas të dhënave të Qeverisë së Shqipërisë, përkatësisht të dhënave për bizneset në vend, nga “Qendra Kombëtare e Biznesit” del se në total veprojnë 68 të tilla, nga të cilat 63 biznese janë me pronësi 100% të huaj, ndërsa vetëm 5 biznese janë që kanë bashkëpronësi me sipërmarrës shqiptarë.

Por, pse Shqipëria nuk po alarmohet nga rreziku rus

Është e habitshme, se sa pak përshtypje lënë në Shqipëri lajmet e tilla në media, të cilave mezi u del një lajm apo një shkrim akuzues.

I kanë futur duart në media, apo e kanë marr peng ndonjë nga politikanët e lartë, dhe nëpërmjet tyre, ata janë të qetë nga sulmet e mediave.

Vëmendjen se mos janë të zhytur në lidhje ruse, politikanët e lartë në Shqipëri, e shpreh eksperti gjerman i papërmbajtshëm, Martin Henze.

“...Meksika mbështet kombin ukrainas. Në Serbi, Shqipëri ka asete ruse, po bëhet pastrim parash. Miqtë e Putinit, autokratët Rama, Veliaj, Vuçiq nuk bëjnë asgjë”, shkroi sot në tviter rreth mesditës eksperti i çështjeve europiane dhe të Ballkanit Martin Henze.

Image
Edi Rama dhe Erion Veliaj, dy figurat më të akuzuara

Ai madje këtë e thotë qartazi se po ndodhë edhe në Serbi, por për atje mjaftohet të deklarojë se Serbia ka një president autokrat, dhe mik të Putinit.

Ai edhe para pak ditësh ka pohuar se nga Rusia po transferohen masivisht para në të zezë për në Shqipëri. Për këtë shkak ai ka kërkuar, misioni diplomatik rus të dëbohet nga Tirana. Po ashtu sipas tij, Qeveria Rama, po e pengon vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

“Qeveria autokratike pro-serbe/ruse e Ramës dhe mbështetësit e saj..., po parandalojnë çdo sanksion kundër Rusisë, paratë në të zezë nga Rusia po transferohen masivisht. Stafi i ambasadës ruse tani duhet të dërgohet në shtëpi nga Shqipëria”, shkroi ai pak ditë më parë në faqen e tij në tviter.

Por, Henze ka vënë në llupë, veprimet dhe figurat e dy krerëve socialist Edi Ramës dhe Erion Veliajt,

“Kryebashkiaku Veliaj, shoku i autokratit Rama, i dyshuar për korrupsion, i dyshuar edhe për sulmin me bombë me makinë kundër presidentit të futbollit shqiptar, ankohet se presidenti properëndimor Meta po bllokon emërimet e reja në ambasada. E mahnitshme, Veliaj kërkon të fitojë sërish para”, shkruan Henze në tviter.

Pra, përveç se një njeri të korruptuar, ai tek Veliaj, e sheh një njeri të lidhur me nëntokën kriminale.

Nuk është aspak më bujar edhe eksperti i njohur i tregjeve Emanuel Bajra, i cili me këtë veprimtari merret në Britani të Madhe prej vitesh.

Ai duke ironizuar me një foto të Putinit, thotë se shpresat e tij janë orientuar vetëm në Serbi dhe në Shqipëri (në Ballkan), duke aluduar edhe në miqësinë e presidentit autokrat të Serbisë Vuçiq me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ndërsa, projektet ruse i kanë dështuar në Kosovë. “Krejt shpresën n’Serbi dhe disa qarqe n’Shqipni e ka, n’Kosovë kurrë nuk i ka ec, sepse Kosova, ky vend i vocërr, me 1999, botës perëndimore i dha kuptim, e bashkoi botën e civilizuar, për ta shpëtuar një civilizim t’hershëm”, shkruan ish-banikeri Bajra në tviter.

Image
Edi Rama me Sergei Lavrovin

Pse nuk reagon opozita?

Është e habitshme se në Shqipëri mungojnë zërat kritik edhe nga opozita ndaj lidhjeve të Edi Ramës me Rusinë, qoftë edhe nëse ato janë të krijuara nëpërmjet Serbisë, përkatësisht Vuçiqit.

Madje as nuk ka trysni të mjaftueshme që Shqipëria, vërtetë t’i vë sanksione Rusisë dhe po ashtu edhe bizneseve ruse.

Zërat kritik janë të heshtur, edhe pse ka shenja të qarta të komunikimit me rusët, në nivelin thuaja më të lartë, sikurse tashmë është bërë tejet e njohur fotoja, ku kryeministri i Shqipërisë i shoqëruar edhe nga gazetarë të komprometuar, shihet me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.

Edi Rama, ia ka dalur deri më tani ta përçajë plotësisht opozitën, dhe ajo ende nuk po mund të konsolidohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat