​Kurti priti në takim presidenten e BERZH-it Odile Renaud Basso

Aktuale

​Kurti priti në takim presidenten e BERZH-it Odile Renaud Basso

Më: 12 prill 2022 Në ora: 20:51
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti priti sot në takim presidenten e Bankës Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim (BERZH), Odile Renaud Basso, me ç’rast u bisedua mbi bashkëpunimin reciprok dhe projektet në zbatim.

Kurti foli për masat e reja të Pakos së Ringjalljes Ekonomike nga të cilat do të përfitojnë rreth 800 mijë qytetarë si dhe planet për rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, që do të konkretizohen nesër në mbledhjen e qeverisë me rastin e miratimit të projektligjit që i hap rrugë një gjëje të tillë.

Në takim u diskutua edhe për Strategjinë e re të Energjisë, e cila është drejt finalizimit dhe për potencialin e vendit për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtërirë, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, presidentja Basso tha se BERZH-i është i interesuar për të bërë edhe më shumë në fushën e energjisë së ripërtërirë, eficiencës së energjisë, zhvillimit të mëtejshëm të infrastrukturës, si dhe në përkrahjen e sektorit privat në Kosovë.

Në fund të takimit, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati nënshkroi me BERZH-in Marrëveshjen e Kredisë për projektin “Korniza e Qyteteve të Gjelbra 2 Dritarja 2 – Eficienca e energjisë në ndërtesat publike në Prishtinë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat