“Kurti po mban ende front për UÇK-në”, Pozhari-Berishës: Njerëz si ti janë në politikë, duke e shfrytëzu emrin e UÇK-së

Aktuale

“Kurti po mban ende front për UÇK-në”, Pozhari-Berishës: Njerëz si ti janë në politikë, duke e shfrytëzu emrin e UÇK-së

Nga: A.ZH Më: 13 prill 2022 Në ora: 15:35
Hoxha Shefqet Krasniqi dhe deputeti Bekë Berisha

Gazetari Xhevdet Pozhari, i ka reaguar deputetit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Bekë Berishës, për deklaratën e tij se Lëvizja Vetëvendosje ende “po mban frontin” për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Teksa e ka quajtur “haxhi”, Pozhari ka akuzuar deputetin Berisha se po e shfrytëzon UÇK-në për të përfituar në emër të saj, përcjell Bota sot.

“Bekë Berisha: Marty hoqi dorë nga agjenda ruso-serbe për UÇK-në, Kurti e VV ende po e mbajnë frontin.

Allahu të shpërbleftë për këto fjalë "haxhi" Bekë!

Veç një send dije, nuk është agjendë ruso-serbe, por puro shqiptare me tregu se disa njerëz si ti janë në politikë duke e shfrytëzu emrin e UÇK-së dhe t'u përfitu në emër të saj!”, ka shkruar gazetari në një postim në Facebook.

Ish-senatori zviceran Dick Marty, të dielen ka thënë se është kërcënuar me vrasje nga shërbimet sekrete serbe, qëllimi i së cilave ishte që t’u lihej faji shqiptarëve./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat