Presidentja kërkon informata nga Zvicra për planin e vrasjes së Martyt

Aktuale

Presidentja kërkon informata nga Zvicra për planin e vrasjes së Martyt

Më: 13 prill 2022 Në ora: 19:21
Dick Marty

Institucionet e Kosovës kanë kërkuar informacione zyrtare nga shteti i Zvicrës për planifikimin e vrasjes së ish-senatorit Dick Marty.

Presidentja Vjosa Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë në Zvicrës dhe ka kërkuar sigurimin e informacioneve zyrtare për rastin e kërcënimeve me vdekje ndaj ish-prokurorit zviceran, tha sot Bekim Kupina, këshilltar për media në Zyrën për Media.

“Sapo është bërë publik lajmi për ish-senatorin Dick Marty, Presidentja Osmani ka kontaktuar me institucionet e sigurisë dhe ka kërkuar nga to që menjëherë të sigurojnë informacion zyrtar nga autoritetet zvicerane për planin e agjencive serbe të inteligjencës për ta eliminuar ish-senatorin zviceran Dick Marty në mënyrë që pastaj t’ia lënë fajin personave nga Kosova”, ka thënë për Kupina.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se QUINT-i ,dhe ashkimi Evropian në përgjithësi, duhet të bisedojnë me presidentin e Serbisë për këtë çështje.

Ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty në një intervistë për median zvicerane “RTS”, ka thënë se ka 16 muaj që është nën mbrojtje të lartë policore, për shkak të kërcënimeve me jetë, të cilat, siç ka thënë, i vijnë nga “qarqe të caktuara të shërbimeve sekrete serbe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat