Latifi: Dick Marty duhet t’i japë dëshmitë që ka gënjyer, ka mundësi që është paguar nga Serbia

Aktuale

Latifi: Dick Marty duhet t’i japë dëshmitë që ka gënjyer, ka mundësi që është paguar nga Serbia

Më: 14 prill 2022 Në ora: 01:01
Emin Latifi

Anëtari i kryesisë së OVL-UÇK, Emin Latifi foli për kërcënimet ndaj Dick Martyt.

Latifi tha se kanë qenë pro për të ndërprerë Gjykatën për shkak se ka qenë e njëanshme.

“Ne i kemi bërë peticionet për t’i dërguar në Këshillin e Evropës që të mos bëhet kjo për Dick Martyn për atë librin e famshëm, por nuk është bërë ajo. Ne kemi qenë për ndërprerjen e kësaj gjykate sepse ka qenë jo e mirëfillitë dhe vetëm e një anshme. Kjo gjykatë u bë për trafikim të organeve, më pas kanë bërë hetime, por as ajo nuk ka rezultuar. Pra ne kemi qenë kundër të mos bëhet kjo gjykatë por prapë është bërë”, tha Latifi.

Sipas tij, Dick Marty tanimë duhet të shkojë në Këshillin e Sigurimit ose në Gjykatën Speciale për të thënë se në atë kohë ka gënjyer, sepse mund të jetë paguar nga Serbia.

“Pas deklarimit të Dick Martyt i cili tha se është i kërcënuar nga shërbimet sekrete serbe, po që në rast se do të ndodhë diçka faji do t’u bie shqiptarëve, kjo është mirë për Kosovën pasi që mori kërcënimë nga serbët. Ndërsa ai tanimë duhet të shkojë në Këshillin e Sigurimit ose në Gjykatën Speciale për t’i dhënë dëshmitë e veta që kam gënjyer atë kohë, për shkak se 100 përqind e ka paguar Serbia, pra ai duhet ta tregojë realitetin që ka gënjyer”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat