Këshilltari i Presidentes: Strukturat në veri po kërcënojnë e shantazojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës

Aktuale

Këshilltari i Presidentes: Strukturat në veri po kërcënojnë e shantazojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës

Më: 15 prill 2022 Në ora: 22:54
Presidenca

Policia e Kosovës është sulmuar sot në veri.

Ndërkohë, në të njëjtën ditë, sipas Bekim Kupinës, këshilltarit për medie të presidentes Vjosa Osmani, struktura të organizuara kriminale, të cilat ndodhen në Listën e Zezë të SHBA-ve, nëpërmjet satelitëve të tyre përpiqen të shantazhojnë, frikësojnë dhe kërcënojnë deputetë të Kuvendit të Kosovës, duke nxitur destabilizim nëpërmjet dezinformimit.

Postimi i plotë:

Të njëjtën ditë kur sulmohet Policia e Kosovës në veri, struktura të organizuara kriminale, të cilat ndodhen në Listën e Zezë të SHBA-ve, nëpërmjet satelitëve të tyre përpiqen të shantazhojnë, frikësojnë dhe kërcënojnë deputetë të Kuvendit të Kosovës, duke nxitur destabilizim nëpërmjet dezinformimit.

Këta eksponentë të strukturave kriminale po përpiqen të shkaktojnë presion edhe ndaj liderëve institucionalë me qëllim të destabilizimit të vendit dhe krijimit të paqëndrueshmërisë politike.

Dezinformimi dhe destabilizimi janë dy objektiva të Serbisë të mbështetur nga Rusia ndaj shtetit të Kosovës.

Kosova është interesi ynë jetik, ndaj tendenca që nëpërmjet dezinformimit dhe destabilizimi të rrezikohet stabiliteti politik dhe siguria e vendit kërkon një pakt të të gjithëve kundrejt përpjekjeve të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat