​Osmani dhe Konjufca për masakrën në Poklek: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi

Aktuale

​Osmani dhe Konjufca për masakrën në Poklek: Nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi

Më: 17 prill 2022 Në ora: 11:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Masakra e Poklekut është njëra ndër masakrat më mizore që kanë bërë kriminelet serbë e të cilët enden të lirë në Serbia. Aty u vranë 54 martirë, kryesisht gra dhe fëmijë.

Kështu thanë presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pasi bën homazhe në kompleksin memorial në Poklek, me rastin e 23 vjetorit të masakrës në këtë fshatë. Aty po ashtu u tha se 24 fëmijë së bashku me familjarët e tyre jo vetëm që u ekzekutuar por pastaj edhe u dogjën, disa herë radhazi nga forcat gjenocidale serbe duke.

Presidentja Osmani tha se në këtë ditë të trishtë po përkujtojnë një nga masakrat më të tmerrshme të republikës sonë.

Osmani: 24 fëmijë me familjarët e tyre u ekzekutuan dhe pastaj u dogjën nga forcat gjenocidale serbe

Në këtë varrezë këtu që e shihni prehen 54 martirë, kryesisht gra dhe fëmijë. 24 fëmijë së bashku me familjarët e tyre jo vetëm që u ekzekutuar por pastaj edhe u dogjën, disa herë radhazi nga forcat gjenocidale serbe duke treguar kështu në mënyrë të qartë qëllimin e regjimit serb të atëhershëm për të shfarosur popullin shqiptar. Natyrisht që është detyrim i secilit prej nesh që të vërtetën e Poklekut ta themi kudo, jo vetëm këtu në Kosovë por në çdo vend të botës, në mënyrë që bota mbara ta kuptoj për vuajtjet e popullit shqiptar e mbi të gjitha ta shoh dëshminë e qartë që kishte regjimi i Millosheviqit për të zhdukur popullin shqiptar nga Kosova. Kujtimi për ta do të jetë i përhershëm, ndërkaq ne nuk do të ndalemi kurrë së kërkuari drejtësi “, tha ajo.

Drejtësi për viktimat e masakrës së Poklekut kërkoi edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se kjo është një nga masakrat më barbare dhe më mizore që ka bërë Serbia në Kosovë.

Konjufca: Kriminelet enden të lirë në shtetin serb

“Asnjë gjykim serioz nuk ka ndodhur deri tash për këta fëmijë, këto gra e këta burra që u masakruan prej forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe. Përgjegjësia është shumë e qartë, shteti i Serbisë ka ardhur këtu me forcat e veta dhe ka hyrë në shtëpitë e banorëve të Kosovës duke i masakruar ata por deri tash kriminelet enden të lirë në shtetin serb. Kjo masakër dhe të tjerat anekënd Kosovës na kujton edhe një herë që duhet të jemi në nivelin më të lartë dhe në përgjegjësinë më të lartë që të mos ndalemi kurrë që ta ngrisim zërin për gjithë gjenocidin që ka ndodhur në Kosovë e po ashtu të kërkojmë që drejtësia më në fund të vihet në vend për popullin tonë që e ka përjetuar gjenocidin“, tha Konjufca.

Vetëm në fshatin Poklek i Vjetër, ushtria barbare serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve civil të parmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.

Lista e plotë e masakrës në Poklekut të Vjetër më 17 prill 1999

1.Sinan Rexhep Muqolli (52), Poklek i Vjetër

2.Elheme Rifat Muqolli (50), Poklek i Vjetër

3.Emine Sinan Muqolli (22), Poklek i Vjetër

4.Elife Sinan Muqolli (18), Poklek i Vjetër

5.Sherife Sinan Muqolli (17), Poklek i Vjetër

6.Hafije Sinan Muqolli (10), Poklek i Vjetër

7.Feride Selman Muqolli (33), Poklek i Vjetër

8.Shehide Fadil Muqolli (13), Poklek i Vjetër

9.Naser Fadil Muqolli (12), Poklek i Vjetër

10.. Ylber Fadil Muqolli (10), Poklek i Vjetër

11.. Egzon Fadil Muqolli (4), Poklek i Vjetër

12.. Hyle Selman Muqolli (22), Poklek i Vjetër

13.. Florentina Qamil Muqolli (3), Poklek i Vjetër

14.. Lirie Qamil Muqolli (gjashtëmuajshe), Poklek i Vjetër

15.. Mehreme Muqolli (58), Poklek i Vjetër

16.. Bahrije Halil Muqolli (24), Poklek i Vjetër

17.. Naime Halil Muqolli (22), Poklek i Vjetër

18.. Hidajete Nebih Muqolli (33), Poklek i Vjetër

19.. Menduhie Liman Muqolli (11), Poklek i Vjetër

20.. Mirsad Liman Muqolli ( Poklek i Vjetër

21.. Mergim Liman Muqolli (5), Poklek i Vjetër

22.. Bahtije Halil Caraku (34), nga Dobrosheci

23.. Besart Ejup Caraku (13), nga Dobrosheci

24.. Hasan Ejup Caraku (12), nga Dobrosheci

25.. Kunata e Bahtije Halil Carakut- nuk i dihet emri (45),

26.. Miradije Rifat Muqolli (55), Poklek i Vjetër

27.. Zarife Rrahman Muqolli (23), Poklek i Vjetër

28.. Arife Rrahman Muqolli (20), Poklek i Vjetër

29.. Florije Salih Muqolli (23), Poklek i Vjetër

30.. Eronita Xhavit Muqolli (4), Poklek i Vjetër

31.. Fatos Xhavit Muqolli (1,5), Poklek i Vjetër

32.. Shemsije Muqolli (42), Poklek i Vjetër

33.. Vezire Ilmi Muqolli (20), Poklek i Vjetër

34.. Fatmire Ilmi Muqolli (17), Poklek i Vjetër

35.. Rexhep Ilmi Muqolli (12), Poklek i Vjetër

36.. Agron Ilmi Muqolli (10), Poklek i Vjetër

37.. Albulena Ilmi Muqolli (5), Poklek i Vjetër

38.. Nexhmije Ramadan Muqolli (25), Poklek i Vjetër

39.. Hasime Ramadan Muqolli (37), Poklek i Vjetër

40.. Avdullah Fehmi Muqolli (12), Poklek i Vjetër

41.. Shehrije Xhemail Muqolli (27), Poklek i Vjetër

42.. Vahide Mehdi Muqolli (4), Poklek i Vjetër

43.. Dy djem të Mehdiut, njëri 10 muj, Tjetri dy vjeçar,

Poklek i Vjetër

44.. Ymer Elshani (55), Poklek i Vjetër

45.. Nafije Elshani (50), Poklek i Vjetër

46.. Shukrije Elshani (37), dhe katër djemët e Ymer

Elshanit, prej 22 vjeç e më të rinjë

47.. Kimete Fadil Muqolli (20), Poklek i Vjetër

48.. Lindita Skender Hoxha (25), nga Korrotica e Epërme

Të zhdukur konsiderohen edhe tre persona

1.Halim Kluna (75),

2.Nëna e Ymer Elshanit (75),

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat