Kurti flet për sulmet në veri, tregon çfarë qëllimi kishin - ka një mesazh për strukturat ilegale të Serbisë

Aktuale

Kurti flet për sulmet në veri, tregon çfarë qëllimi kishin - ka një mesazh për strukturat ilegale të Serbisë

Më: 18 prill 2022 Në ora: 09:45 Përditësuar në ora: 11:25 më 18.04.2022
Albin Kurti

Kurti: Zahir Pajaziti udhërrëfyes për mbarë kombin shqiptar

Me rastin e Ditës së Dëshmorëve dhe Martirëve të Prishtinës, kryeministri Albin Kurti bëri homazhe sot te shtatorja e komandantit Zahir Pajaziti ku tha se heroi Pajaziti mbetet udhërrëfyes i mbarë kombit shqiptar.

Kurti: Zahir Pajaziti udhërrëfyes për mbarë kombin shqiptarë

“Me kolegë e bashkëpunëtorë vendosëm lule të freskëta këtu te përmendorja e komandantit Zahir Pajaziti hero i popullit sot, por për jetë e mot udhërrëfyes për çdo qeveri dhe për të gjitha institucionet e shtetit tonë dhe për çdo qytetar të Republikës e për mbarë kombin shqiptar”, theksoi ai.

Kurti tha se Pajaziti me bashkëluftëtarët tjerë kontribuuan që Ushtria Çlirimtare e Kosovës të marrë hovin e të shndërrohet në ushtri të vërtetë që u bë bartëse e çlirimit të vendit bashkë me ndërhyrjen e NATO-s.

Kurti: Këtyre që sakrifikuan u kemi borxh që të ardhmen ta bëjmë më të ndritshme

“Prishtina si kryeqytet gjatë luftës çlirimtare, vendi në kuadër të zonës operative të Llapit e ku kishin për komandant Zahir Pajazitin, i cili me aksionet tij çlirimtare e dha kushtrimin që dha kushtrimin e lirisë shumë herët para se të fillonte lufta çlirimtare dhe në këtë mënyrë mobilizoi mbarë popullin dhe zgjeroi radhët e ushtrisë çlirimtare të Kosovës drejt qershorit të vitit 1999 kur edhe u realizua çlirimi i vendit. Bashkë me Hakif Zejnullhaun, dhe Edmond Hoxhajn, këta ishin luftëtarë të paepur të cilët nuk kursyen asgjë, por goditën forcat armike pushtuese serbe gjithandej Kosovës e në veçanti kontribuuan shumë që UÇK-ja të marrë hovin dhe të shndërrohet në ushtri të vërtetë e cila u bë bartëse e çlirimit të vendit tonë bashkë edhe me ndërhyrjen e NATO-s kundër forcave policore ushtarake paramilitare të Jugosllavisë dhe Serbisë të Mollosheviçit… Këtyre që kontribuuan dhe sakrifikuan u kemi borxh që të ardhmen ta bëjmë shumë më të mire e më të ndritshme se sa që e kemi të tashmen e se sa që e kishim të shkuarën”, theksoi Kurti.

Kryeministri Kurti në mëngjes ka bërë homazhe edhe te varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës.

Marrëveshja për targat me Serbinë, Kurti: Reciprociteti është thelbi i çfarëdo zgjidhje të ardhshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pala kosovare do të ulet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel për arritur marrëveshjen përfundimtare për targat vetëm me parimin e reciprocitetit.

Sipas Kurtit, më 21 prill është afati i fundit kur palët do të duhej të merreshin vesh për këtë marrëveshje.

“Më datë 21 prill është afati i fundit kur do të duhej që të merreshin vesh për targat, parimi i reciprocitetit do të jetë aty si thelb i çfarëdo zgjidhjeje”, ka thënë Kurti gjatë homazheve që bëri të hënën te shtatorja e komandantit Zahir Pajaziti.

Më 21 prill skadon afati i Marrëveshjes së përkohshme për targat e automjeteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas marrëveshjes që afat ka 6 muaj, veturat në kufi duhet të mbulojnë simbolet shtetërore me letër ngjitëse, si kur futen në Kosovë ashtu edhe në Serbi.

Kjo marrëveshje i pati dhënë fund bllokadës 12 ditore që serbët kishin bërë në pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak, të pakënaqur me reciprocitetin e vendosur nga Qeveria e Kosovës.

Këtij reciprociteti, Kurti tha të hënën se do t’i përmbahen edhe në takimin e 21 prillit në Bruksel.

Kurti për sulmet në veri: Kishin për qëllim vrasjen e policëve, strukturat ilegale të Serbisë s’do të kenë tolerancë nga qeveria

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar sot sërish sulmet ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Kryeministri Kurti theksoi se këto sulme në veri të Kosovës ishin terroriste dhe sipas tij për qëllim kishin të vrasin.

Kurti: Ne kemi dënuar ashpër sulmin, i cili ishte sulm terrorist

“Është ministria e Punëve të Brendshme, policia e Kosovës e cila i bën analizat dhe studimet edhe të shkaqeve të rrethanave të këtyre sulmeve mbi pjesëtarët tonë të policisë. Ne kemi dënuar ashpër këtë sulm, i cili ishte sulm terrorist. Meqenëse me plumba, me granata u gjuajtën pjesëtarët e policisë, të cilët patën fat që në veturat e tyre pësuan vetëm dëme materiale. Pra ju takon organeve të rendit dhe të bëjnë hetimet mbi ata që sulmuan për të zbardhur rastin, por në anën tjetër edhe për të vlerësuar situatën e sigurisë se çka duhet të ndërmarrim në vijim në mënyrë që të pamundësojmë sulmet e këtilla. Pra, nuk janë sulme mbi të mirat materiale, nuk janë sulme as mbi qytetarët, por janë sulme mbi policët dhe sulmet të cilat kanë pasur për qëllim të vrasin. Mirëpo, fatmirësisht nuk kemi pasur dëme në njerëz dhe as një pjesëtar i policisë nuk është lënduar”, theksoi Kurti.

Këto komente kryeministri i bëri gjatë homazheve te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Derisa sa i përket sa i përket strukturave ilegale serbe dhe krimit të organizuar në veri, Kurti tha se nuk do të ketë fare tolerancë nga ekzekutivi dhe shteti i Kosovës.

Kurti: Me strukturat ilegale të Serbisë kurrë nuk do të ketë asnjë gram tolerancë

“Me strukturat ilegale të Serbisë, me krimin e organizuar kurrë nuk do të ketë asnjë gram tolerancë nga qeveria e Kosovës, nga shteti I Kosovës, nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga policia e Kosovës”, theksoi ai.

Kryeministri i vendit është nga gazetarët edhe për deklaratat e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq lidhur me ardhjen e një aeroplani i Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe në Prishtinë.

Për këtë, Kurti tha se deklarata që vijnë nga Beogradi nuk bënë të merren si fakte.

Kurti: Deklaratat të cilat vijnë nga Beogradi nuk bën kurrsesi të merren si fakte

“Deklaratat të cilat vijnë nga Beogradi nuk bën kurrsesi që t’i merrni si fakte, këtë na e mëson edhe e kaluara jonë edhe e tashmja jonë. Natyrisht që ne e kemi shtuar shumë buxhetin për të mbrojtjen e Kosovës. Është rritur për 52 përqind buxheti në vitin 2022 krahasuar me vitin 2021, mirëpo për të gjitha hapat e mëtutjeshëm që ne ndërmarrim duhet t’i merrni informacionet vetëm nga Ministria e Mbrojtjes, nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Dhe nga ministri Mehaj, nga komandanti Jashari, nga qeveria e Kosovës e kurrsesi nga Beogradi. Nuk ka nevojë që ata t’iu gënjejnë edhe më shumë e që ta kuptoni që s’duhet t’iu besoni më asnjë herë”, tha ai.

Kurti foli edhe për marrëveshjen e për targat, i cili tha se më 21 prill është afati i fundit dhe shtoi se parimi i reciprocitetit është si thelb i çfarë do zgjidhje të ardhshme.

Kurti: Parimi i reciprocitetit për targat si thelb i çfarë do zgjidhje të ardhshme

“Me datën 21 prill është afati i fundit kur do të duhej që të merreshin vesh për targat. Unë e di që parimi i reciprocitetit do të jetë aty. Ndërkaq, për aspektet teknike e kemi Grupin tonë Teknik i cili merr pjesë atje si dhe kryenegociatorin, i cili po bisedon se si ta gjejmë një zgjidhje. Ajo që e di që është e pa diskutueshme dhe e pa negociushme është parimi i reciprocitetit si thelb i çfarë do zgjidhje të ardhshme”, theksoi Kurti.

Kurti kundër tërheqjes së parave nga Trusti: Nuk e zgjedhin problemin

Kryeministri Albin Kurti ka dalë sot hapur kundër tërheqjes së një pjese të parave nga Trusti duke thënë se kjo nuk e zgjedh problemin e qytetarëve.

Ai ka thënë se edhe ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtarë kanë deklaruar se tërheqja e një përqindje nga Trusti kanë dhënë mendim të njëjtë.

“Kemi thënë edhe më herët edhe si opozitë në 2020, edhe 2021 në qeveri me Pakon e Ringjalljes Ekonomike e zbusim krizën, mirëpo nuk konsiderojmë që duke marrë nga pleqëria individuale e punëtorëve të tanishëm do të mund ta zgjedhim problemin. Edhe dy ekspertë të FMN-së e kanë dhënë vlerësimin se një zgjidhje e tillë nuk është zgjidhje”, ka deklaruar Kurti pasi bëri homazhe te busti i Zahir Pajazitit në Prishtinë.

Kurti ka folur edhe për reciprocitetin me targa, duke thënë se pala kosovare do të ulet në tavolinën e bisedimeve në Bruksel për arritur marrëveshjen përfundimtare për këtë çështje.

Sipas Kurtit, më 21 prill është afati i fundit kur palët do të duhej të merreshin vesh për këtë marrëveshje.

“Më datë 21 prill është afati i fundit kur do të duhej që të merreshin vesh për targat, parimi i reciprocitetit do të jetë aty si thelb i çfarëdo zgjidhjeje”, ka thënë Kurti.

Kurti: E kaluara e lavdishme është vendimtare në ecjen përpara të Kosovës si shtet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani.

Në shenjë nderimi për dëshmorët e Komunës së Prishtinës, Kurti tha se e kaluara e lavdishme është vendimtare për ecjen përpara të Kosovës si shtet.

“Ne i kujtojmë dhe përkujtojmë këta njerëz të vendit tonë të kryeqytetit të cilët dhanë jetën e tyre për lirinë e popullit dhe çlirimin e vendit. Kujtimi dhe përkujtimi jonë për ta është dëshmi se ne besojmë se për të tashmen tonë dhe të ardhmen tonë e kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjen përpara të Kosovës si shtet dhe shqiptarëve si komb. Si Qeveri e Republikës së Kosovës asnjëherë nuk do të harrojmë se prej nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë, pikërisht duke falënderuar gjakut të derdhur për liri, i cili nuk shlyhet kurrë, ashtu sikur emri i këtyre dëshmorëve nuk do të harrohet kurrë”, tha ai.

Gjatë të hënës, Kurti bëri homazhe edhe te shtatorja e shtatorja e Zahir Pajazitit në kryeqytet.

Kurti: Zahiri, Hakifi e Edmondi shndërruan UÇK-në në ushtri të vërtetë, duke u bërë bartëse e çlirimit të vendit tonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrat e tij, kanë bërë homazhe te shtatorja e ish-komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti.

Tutje, shefi i Qeverisë tha se Zahir Pajaziti së bashku me dy bashkëluftëtarët e tij, Hakif Zejnaullahun dhe Edmond Hoxhën, kontribuuan që UÇK-ja të shndërrohet në ushtri të vërtetë, duke u bërë bartëse e çlirimit të vendit bashkë me ndërhyrjen e NATO-s.

“Së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Svecla ministrin Mehaj dhe me deputet të VV-së, vendosëm lule të freskëta te përmendorja e komandantit Zahir Pajaziti. Udhërrëfyes për çdo qeveri dhe për të gjitha institucionet e shtetit tonë”, tha Kurti.

“Prishtina gjatë luftës është në kuadër të zonës operative të Llapit ku kishin komandant Zahir Pajazitin i cili e dha kushtrimin e lirisë shumë herët dhe mobilizoi dhe zgjeroi radhët e ushtrisë. Bashkë me Hakif Zejnaullahun dhe Edmond Hoxhën këta ishin luftëtarë që nuk kursyen asgjë por goditnin forcat armike serbe dhe kontribuuan që UÇK-ja të shndërrohet në ushtri të vërtetë që u bë bartëse e çlirimit të vendit tonë bashkë me ndërhyrjen e NATO-s”, tha tutje ai.

“Ne që e mbajmë mend atë kohë që të gjithë duhet ta dimë prej nga vijmë që të jemi të sigurt për rrugën përpara. Këtyre që kontribuuan iu kemi borxh që të ardhmen ta bëjmë më të mirë”, tha Kurti.

Kurti bën homazhe në varrezat e Velanisë: Si Qeveri asnjëherë nuk do ta harrojmë se nga vijmë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Velani.

I shoqëruar nga ministrat e tij, Kurti tha institucionet e Kosovës nuk do t’i harrojnë dëshmorët e kombit.

“Te flamuri kombëtar shqiptar që qëndron para varrezave të dëshmorëve të kombit në Prishtinë sot vendosëm lule të freskëta. Në ditën e dëshmorëve veçanërisht ne i kujtojmë e i përkujtojmë këta njerëz të vendit tonë të kryeqytetit që dhanë jetën e tyre për lirinë popullit për çlirimin e vendit.

E kaluara e lavdishme është vendimtare për drejtimin dhe shpejtësinë në ecjes përpara të Kosovës si shtet dhe të shqiptarëve si komb.

Si qeveri e republikës së Kosovës asnjëherë  nuk do ta harrojmë se nga vijmë dhe ku duhet të shkojmë pikërisht duke ju falënderuar gjakut të derdhur për liri i cili nuk shlyhet kurrë”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat