Stano: Tani është koha që dialogu Kosovë – Serbi të përfundojë me sukses

Aktuale

Stano: Tani është koha që dialogu Kosovë – Serbi të përfundojë me sukses

Më: 19 prill 2022 Në ora: 14:33
Peter Stano

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në 9-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit ka folur rreth dialogut Kosovë – Serbi.

Sipas tij, tani është koha për të ecur përpara dhe për të përfunduar me sukses procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Në një prononcim për Tanjug, Stano u shpreh se me nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje, Beogradi dhe Prishtina kanë marrë obligime të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka theksuar se dy palët duhet të zbatojnë plotësisht gjithçka që është rënë dakord.

“BE dhe vendet anëtare presin përparim të shpejtë nga të dyja palët, si dhe Beogradi dhe Prishtina të përfshihen seriozisht në të. Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare presin gjithashtu që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura tashmë”, tha Stano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat