Musliu për deklaratën për Fondin e Sigurisë: Më është nxjerr nga konteksti, gabim ka filluar dhe gabim do të dalë

Aktuale

Musliu për deklaratën për Fondin e Sigurisë: Më është nxjerr nga konteksti, gabim ka filluar dhe gabim do të dalë

Më: 19 prill 2022 Në ora: 19:00
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, është sqaruar për deklaratën e saj që ka dhënë për qeverinë dhe kryeministrin Albin Kurti para një tubimi të diasporës në Gjermani.

Ajo ka theksuar se është linçuar nga pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, duke shtuar se ajo nuk do të ndalet së foluri dhe kritikuari.

“Në asnjë mënyrë dhe në asnjë formë unë nuk ndjehem e linçuar dhe as e kërcënuar. Unë e bëj punën time për çka jam votuar nga qytetarët. Kjo mënyrë e strukturuar linçimeve, këta veprojnë në grup sikur hienat, pa u përball secili me problemet që ata përballen drejtpërdrejtë”.

“Asnjë propagandë nuk do të mund të ma ndalojë fjalën e lirë, mendimin tim të lirë, kritikën dhe vërejtjen që e kam për qeverinë. Kjo më garantohet me ligj dhe Kushtetutë, nëse duan të marrin shumicën dhe të ndryshojnë Kushtetutën dhe ta bëjmë Kosovën si Koreja Veriore”, ka thënë Musliu.

Musliu është sqaruar edhe për pjesën tjetër të deklaratës, ku thuhet se ka bërë thirrje që diaspora të mos gjuajë para në Fondin e Sigurisë.

“Fatkeqësisht si shumë deklarata të tjera të mija, edhe kjo është nxjerrë nga konteksti unë i qëndroj çdo deklarate time, edhe kësaj, nuk kamë folur vetëm për Fondin e Ushtrisë, kam folur edhe për Fondin për Pandeminë, por edhe për fonde të tjera që janë nisur nga Albin Kurti”.

“Në rend të parë Kosova është shtet, duhet të veprojmë si shtet. Nuk guxon të lihet në mëshirën se kush po dhuron dhe sa po dhuron, nuk bëhet ushtria me lëmoshë, të njëjtën gjë e kam thënë edhe në takimin atje”.

“Fondi për ushtrinë duhet të bëhet me ligj që merr mbështetjen në Kuvendin e Kosovës, duhet një ligj i përhershëm dhe fond është i garantuar. Nuk guxojmë nga frika të marrim vendime të tilla, të cilat do t’i kushtojnë shumë Kosovës, nëse ushtria mbetet në vullnetin e qytetarëve të Kosovës për t’u forcuar kjo nuk do të ndodhë kurrë, mendoj se ky fond duhet të bëhet me ligj”.

“Mënyra si është bërë e dëmton ushtrinë e Kosovës. Ky fond gabim ka filluar dhe gabim do të dalë, kur është në pyetje siguria nuk guxon të lihet në nivel sadakaje”, ka thënë Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat