Nesër Lumezit i përfundon mandati, a do ta dekretojë Presidentja Blerim Isufajn?

Aktuale

Nesër Lumezit i përfundon mandati, a do ta dekretojë Presidentja Blerim Isufajn?

Më: 20 prill 2022 Në ora: 18:20
Aleksandër Lumezi

Nesër më 21 prill 2022,  përfundon mandati 7 vjeçar i Kryeprokurorit aktual të Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ende nuk ka marrë vendim që ta dekretoj Blerim Isufajn në krye të prokurorisë së shteti, ndonëse nga Këshilli Prokurorial i Kosovës ditë më parë e kanë dërguar emrin e tij të presidentja.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, tha  se janë duke e trajtuar emrin e Isufajt, për Kryeprokuror dhe se do të kërkojnë dokumentacione shtesë.

“Në përputhje me kompetencat kushtetuese, Presidentja po e trajton emërimin e kryeprokurorit të propozuar. Do të kërkojmë dokumentacion shtesë sa i përket këtij propozimi, sikurse do t`i dëgjojmë të gjitha palët e përfshira në monitorimin e këtij procesi, përfshirë edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët tashmë i kanë paraqitur vërejtjet e tyre për këtë proces”, tha ai.

Kupina tha se Presidentja Osmani ditëve në vijim do t’i vazhdojë takimet lidhur me dekretimin e Isufajt për Kryeprokuror.

“Do të merren parasysh vërejtjet dhe pas trajtimit të hollësishëm, Presidentja do ta marrë një vendim. Stafi i Presidentes tashmë ka filluar këto konsultime, ndërkaq Presidentja do të vazhdojë takimet në ditët në vijim”, tha ai.

Në bazë  të ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, KPK–ja duhet të mblidhet dhe të caktoj një prokuror si ushtrues detyre të Kryeprokurorit të Shtetit deri në emrin e Kryeprokurorit të ri, i njëjti sipas detyrës zyrtare caktohet edhe si anëtar i Këshillit Prokuorial të Kosovës.

Më 6 prill, Blerim Isufaj është votuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të ri të Shtetit.

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë dhe ambasadat e huaja e kanë kundërshtuar procesin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, duke kërkuar anulimin e këtij konkursi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat