Azemi: Ofrojmë aplikim pa pagesë për ata që nuk dinë ta plotësojnë formularin për t`i marr 100 euro nga shteti

Aktuale

Azemi: Ofrojmë aplikim pa pagesë për ata që nuk dinë ta plotësojnë formularin për t`i marr 100 euro nga shteti

Më: 21 prill 2022 Në ora: 16:47
Jusuf Azemi

Azemi përmes një video-mesazhi në Facebook, ka thënë se kjo sindikatë po punon me tri fronte, ku i pari është përgatitja e lëndës në Gjykatë, përgatitja e dytë është për protestën e 1 majit dhe çështja e tretë është aplikimi i punëtorëve për subvencionin prej 100 euro.

Sipas tij, nuk ka nevojë për nguti, pasi ka kohe dhe afat të mjaftueshëm për të aplikuar të gjithë.

“Sindikata jonë po punon me tri fronte në të mriz të punëtorëve. Fronti i parë është përgatitja e lëndës në Gjykatë, përgatitja e dytë është për protestën e 1 majit dhe çështja e tretë është aplikimi i punëtorëve për subvencionin 100 euro.

Ju njoftoj që për këto tri fronte lypet kohë dhe fuqi, dhe ju bëj me dije se gjithë anëtarët e Sindikatës të cilët janë në vendet e tyre të punës që kanë të drejtë për subvencione këta duhet të jenë të deklaruar në ATK deri në shkurt të 22-ës, por ata të cilët janë të rinj në mars, prill dhe maj sigurisht se do ta përfitojnë këtë subvencion por shtesa do të ju del në fund të qershorit.

Ne ju njoftojmë të gjithë anëtarët tonë të sindikatës, se të gjithë ata që nuk kanë njohuri se si të plotësohet ky formular do ta bëjmë për të gjithë anëtarët gratis. Dhe ju njoftojmë që nuk keni nevojë për një nguti të madhe pasi që ka kohë dhe afat të mjaftueshëm”, ka thënë Azemi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat