Çka kërkonin armët shurdhuese tek stafi i Hashim Thaçit? / A ishte kabinet apo skuadër për vrasje?!

Aktuale

Çka kërkonin armët shurdhuese tek stafi i Hashim Thaçit? / A ishte kabinet apo skuadër për vrasje?!

Nga: Idriz Morina Më: 22 prill 2022 Në ora: 16:44
Hashim Thaçi ndodhet në Hagë, por 11 vjet ma parë e armatosi kabinetin e tij me armë me shurdhues!

Si është e mundur, që një kabinet qeveritar ta furnizonte me armë vetveten, revolver, dhe njëkohësisht të furnizohej me shurdhues zëri, të oshtimës së shkrehjes së armës?

Një skandal i pashembullt, por edhe i pahetuar dhe i errët, që duket se po e shokon opinionin, pavarësisht zhurmave mbytëse mediatike.

Ndërsa, dukej se mund të kishte pasur ndonjë arsye, kur doli lajmi për blerjen e armëve për anëtarët e kabinetit të ish-kryeministrit Thaçi, opinioni heshti, edhe pse duket e habitshme të blinte armë për stafin një kryeministër, që njihej edhe sipas raporteve ndërkombëtare, deri tek më të fundit, se vendostë në institucione njerëz të besueshëm të tij. Se kishte ndikim në polici, drejtësi etj.

Çështja më nuk është vetëm nëse armët u blen në mënyrë të paligjshme, por nëse ato u përdorën nga ndonjë person jashtë Qeverisë, vërtetë, dhe nëse ka ndonjë viktimë.

Image
Hashim Thaçi, kurrë nuk linte përshtypje se ndihej i rrezikuar

Derisa këto informacione kanë rrjedhur në publik, ato kanë qenë në duart e institucioneve të sigurisë paraprakisht.

Sipas dokumentit që e boton portali Shqip, i cili mban datën 2 mars 2011, rezulton se kabineti i qeverisë Thaçi ishte furnizuar me pesë armë dhe në kuadër të po të njëjtës porosi, ishin blerë edhe pajisje të armëve, shurdhuesit.

Përgjegjësi: policia, prokuroria dhe AKI-ja

Për këto duhet të jap përgjegjësi policia, prokuroria dhe AKI-ja, dhe padyshim edhe zyrtarët qeveritarë të kohës.

Dosja duhet të hapet edhe ndaj ish-kreut të qeverisë së asaj kohe, Hashim Thaçit, pavarësisht se ndodhet në burg. Ai mund të intervistohet për këtë çështje edhe sa ndodhet në Hagë, nga hetuesit e rastit, nëse fillon hetimi.

Opinioni publik duhet ta dijë, nëse pas kësaj kohe kanë ndodhur vrasje të dyshimta, të pasqaruara dhe nëse ka pasur vrasje me shurdhues.

Të paktën një vrasje ka ndodhur e tillë, si[ shkruajnë edhe komentuesit nëpër faqe të ndryshme.

Nëse kanë ndodhur vrasje të karakterit me implikime politike apo jo? Dhe se si janë kryer këto lloj vrasjesh.

Prandaj, është e domosdoshme të kryhen hetime dhe të hiqen dyshimet, se si mund të kenë ndodhur këto lloj ndërlikimesh.

Image
Kabineti qeveritar Thaçi në seancë solemne me 2011

Nuk është i mjaftueshëm deklarimi që e ka bërë për media, ish shefi i kabinetit të Thaçit, Abelard Tahiri, se armët dhe shurdhuesit janë përdorur nga policia dhe anëtarët e sigurimit fizik të Kryeministrit.

“Ato janë asete të zyrës së Kryeministrit edhe janë dorëzuar. Ato (armët me shurdhues) janë përdor prej policisë dhe njësisë së sigurimit të kryeministrit prej këtyre dy parëve janë përdor”, ka deklaruar Tahiri për median në fjalë.

Pra, dyshimet nuk janë se bien thjesht në stafin civil të ish-Kryeministrit. Përkundrazi, pse duhej të kishte shurdhues stafi policor dhe stafi i sigurimit të Kryeministrisë?

Si mund të jenë “asete të zyrës së Kryeministrit” shurdhuesit?!

Si mund të jetë asetë, pajisja me të cilën vret apo duhet të vrasësh në fshehtësi, pa bërë zhurmë, pa u diktuar?

Po, për këto ‘asete’ sot ndodhen njerëz në Hagë, sepse besohet se kanë kryer vrasje politike!

Si mund të jenë për vetëmbrojtje 20 mijë fishekë? Aq më tepër që janë blerë vetëm pesë armë të shkurtra!

Image

Shtëpia e Hashim Thaçit ruhej mirë nga policia

Kur dhe kush mund t’i përdorë shurdhuesit?!

Sipas profesorit Dr.Kolë Krasniqit, që ligjëron lëndët penale, dhe ka punuar si avokat, në shtetet demokratike, armë shurdhues mund të ketë në dispozicion vetëm njësitit special i shërbimit sekret civil ose i atij ushtarak.

“Në shtetet demokratike vetëm njësiti special i shërbimit sekret, civil dhe ushtarak, disponojnë me shurdhues, mbytës të zërit”, thotë Krasniqi, njohës i kriminalistikës.

Sipas profesorit Krasniqi, truprojave dhe sigurimit personal të udhëheqësve të lartë të shtetit nuk i lejohet në asnjë mënyrë pasja e shurdhuesve.

“Truproja apo sigurimi personal i funksionarëve nuk kanë asnjë të drejtë apo arsye që të disponojnë me mjete të tilla, pos me armë të shkurtra për vetëmbrojtje, ngase ata mbrohen edhe nga Departamenti special i policisë, për mbrojtje të udhëheqjes shtetërore”, thotë profesori Krasniqi.

Sipas praktikës, apo namit, që kanë shurdhuesit janë pajisje që përdoren ekskluzivisht për sulm, përkatësisht për kryerjen e vrasjeve kriminale, dhe në ndonjë rast besohet se kryejnë apo i përdorin me autorizim të veçantë, pjesëtarët e ndonjë shërbimi inteligjent. Por, nuk është e njohur që në Kosovë këtë mund ta bëjnë anëtarët e Shërbimit Inteligjent të Kosovës, AKI-së.

Image
Hashim Thaçi pas intervistimit herën e parë nga specialja në Hagë!
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat