Kongresisti amerikan: Jam me popullin e Kosovës për të kërkuar drejtësi

Aktuale

Kongresisti amerikan: Jam me popullin e Kosovës për të kërkuar drejtësi

Më: 27 prill 2022 Në ora: 18:06
Ritchie Torres

Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, u shpreh se i qëndron pranë qytetarëve të Kosovës për të kërkuar drejtësi, në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukurve me dhunë gjatë luftës së fundit.

Në një postim në Twitter, ai tha se më 27 prill, kjo ditë nderon të pagjeturit e luftës së Kosovës.

“Më 27 prill shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur, që nderon të pagjeturit e Luftës së Kosovës.

Jam me popullin e Kosovës në kërkesën për drejtësi për ata që humbën dhe familjet e tyre”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat