Asnjë i vdekur dhe 16 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Asnjë i vdekur dhe 16 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë

Më: 28 prill 2022 Në ora: 15:03
Ilustrim

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit nga 723 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë këtyre 24 orëve, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërkaq janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.470.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, deri më sot 821.946 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

821.612 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.825.885 doza të vaksinës.

Në total numri i rasteve aktive është 415.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat