Avdia: Kisha serbe në Mal të Zi do të jetë sfidë për Abazoviq

Aktuale

Avdia: Kisha serbe në Mal të Zi do të jetë sfidë për Abazoviq

Më: 28 prill 2022 Në ora: 23:59
Tomorr Avdia

Analisti, Tomorr Avdia mendon se Dritan Abazoviq sfidën më të madhe tashmë si kryeministër në Mal të Zi do ta ketë me kishën serbe, e cila sipas tij, është vatër e organizimit kriminal për të destabilizuar vendin atje.

Sipas tij, zgjedhja e Abazoviq si kryeministër është një garanci për rajonin. Avdia tha se Abazoviq pati një mbështetje të fuqishme nga faktorët ndërkombëtarë.

“Abazoviq sfidën më të madhe do ta ketë me kishën serbe e cila vazhdon të pretendojë dhe është vatër i një organizimi kriminal për ta destabilizuar Malin e Zi… Zgjedhja e Dritan Abazoviq si kryeministër në Mal të Zi është një garanci e cila ofron një stabilitet të theksuar në rajonin e Ballkanit për dy fakte: fakti i parë është sepse me “riardhjen” në pushtet të radikalëve serbë në Malin e Zi, u prish struktura e cila mund të garantojë vazhdimin e këtij shteti në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Pastaj, zgjedhja e tij erdhi me mbështetje të fuqishme nga faktori ndërkombëtar, i cili i ka dhënë garanci si kryeministër”, tha Avdia.

Mirëpo, ai theksoi se për Abazoviq duhet të jetë primare krijimi i një besimi tek të gjithë qytetarët atje.

“Ajo që duhet të bëjë si kryeministër i Malit të Zi,  Abazoviq duhet të paktën të ndërtojë një frymë besimi që ai është kryeministër i të gjithë qytetarëve, garanton të gjithë qytetarët me të drejtat e tyre dhe ruan besueshmërinë e tyre. Dhe në këtë rast zgjedhja e tij si kryeministër përveç që u shërben integrimeve, shërben edhe si një lloj testi që shqiptarët atje të kenë të drejtën të përfaqësohen me pozicione të larta”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat