Tahiri drejtuar qeverisë: Ku është Ligji i Pagave dhe kur do të miratohet?

Aktuale

Tahiri drejtuar qeverisë: Ku është Ligji i Pagave dhe kur do të miratohet?

Më: 30 prill 2022 Në ora: 16:44
Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur se është bërë një muaj prej kur Qeveria e Kosovës është dashur ta dërgojë në Kuvend Ligjin e Pagave.

“Kjo tashmë është shtyrja e tretë brenda një viti qeverisës. Sot, mbi 80 mijë zyrtarë publikë, krejtësisht në mjegull e paqartësi me të drejtë pyesin, a është kjo pazotësi, apo mashtrim i radhës?”, shkruan ai në Facebook.

“Jeni vonuar shumë, na duhet menjëherë përgjigjje, KU ËSHTË LIGJI DHE KUR DO TË MIRATOHET?”.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat