Mehaj jep lajmin e mirë: Planifikojmë rekrutimin e rreth 20 mijë ushtarëve rezervë

Aktuale

Mehaj jep lajmin e mirë: Planifikojmë rekrutimin e rreth 20 mijë ushtarëve rezervë

Më: 4 maj 2022 Në ora: 11:13 Përditësuar në ora: 13:07 më 04.05.2022
Foto nga takimi

Mehaj: Planifikojmë rekrutimin e rreth 20 mijë ushtarëve rezervë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka raportuar sot para anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Me këtë rast, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, e pyeti ministrin Mehaj për shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Projekti i shërbimit të obligueshëm ushtarak ka qenë premtim elektoral dhe atë qysh në Qeverinë Kurti I. Në atë kohë, ministri Quni kur ishte qeveria Kurti I, pati filluar me këtë ide, patën nënshkruar një koncept-dokument dhe pastaj nuk e di deri ku ka shkuar. Gjatë këtij viti a ka pasur lëvizje në këtë drejtim për zhvillimin e kësaj ideje”, pyeti Dugolli.

Në përgjigjen e tij ministri Mehaj, ka thënë se janë duke punuar në këtë drejtim dhe janë duke u koordinuar edhe me ministritë e tjera.

Së pari ju informoj se përmes punimeve ushtarake ndërlidhet çdo veprim me strategji… aty është harmonizuar edhe nevoja shtetërore sa i përket edhe shërbimit ushtarak, pra një vlerësim që do të bëhet. Unë e shoh që në të ardhmen Kosova duhet ta këtë edhe rezervë ushtarake. Këtë drejtim kam punuar që të shohim mundësinë dhe jemi një grup punues që d të shohim mundësinë si me shti lëndën e sigurisë mbrojtjes dhe paqes në shkolla, në mënyrë që të ketë një edukim prej një… në shkolla, qysh e jep ndihmë e parë, si reagon në termet e rreziqe. Në atë drejtim jemi duke punuar, jemi në bisedime edhe me ministritë të tjera”.

Dugolli po ashtu pyeti edhe për numrin e pjesëtarëve rezervë.

“Rezerva vullnetare tash po del ide e re. Ligji aktual e parasheh edhe rezervën. Ku jeni në plotësimin e zbatimit të këtij ligji. Thuhet në ligj se 3000 ushtarë duhet të jenë rezervë. Me sa kam informacion ju keni ngecur”.

Ndërkaq, gjenerali Nazmi Brahimaj, ka thënë se s’ka ngecje në këtë aspekt dhe se janë në fazat e zbatimit afatgjatë.

“Në 3 vitet kaluara e dini që janë pezulluar dhe jemi duke punuar në ligje të reja”. “Nëse flasim për 3000 pjesëtar rezerve duhet me fol për vitin 2028, nuk kemi ngecje jemi në fazat e zbatimit afatgjatë”, ka thënë Brahimaj.

Ministri Mehaj, ka thënë se fokusi i tyre ka qenë në ngritje të forcave rezervë. “Fokusi jonë ka qenë në ngritjen e forcës po edhe rezerva është një pjesë e ngritjes së forcës. Forca për mbrojtje, tani edhe rezerva do të vie”.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, e përgëzoi ministrin për sukseset që ka arritur Ministria e Mbrojtjes. “Kemi kapitenë që kanë dhënë dorëheqje, dhe kanë konkurruar në konkursin në Policinë e Kosovës. Shumë pjesëtarë kanë aplikuar. E di që në Ferizaj 5 ushtarë të FSK-së kanë aplikuar dhe kanë kaluar dy faza. Mendoj se nuk është mirë që të kalojnë nga FSK-ja në Polici. Ne e dimë që kemi rënie drastike për me apliku”.

Qalaj e pyeti ministrin Mehaj nëse ka premtuar për rritje të pagave.

“Besoj që me Ligjin për Paga ka me e rregullu kjo punë. Ligji i pagave është mjaft kompleks, është hera e parë që ka me u bë. E ka provuar Qeveria më herët,  Kushtetuesja e ka ndalu. Të bëni të pamundur që të kenë paga e kushte më të mira. Se sytë i kemi në ushtri”, tha Qalaj.

Kurse, ministri Mehaj në përgjigjen e tij ka thënë se nuk ka premtuar për rritje pagash, porse po punojnë në këtë drejtim.  “Për pagat, e kemi hartuar se si e shohim ne rritjen e pagave”.

Mehaj theksoi se kanë trupa rezerve. “Kemi rezerva dhe jemi të gatshëm me mbrojtë vendin”.

Kurse, deputetja Shqipe Mehmeti- Selimi, shtroj tri pyetje për ministrin Mehaj. “E dimë që në FSK është një proces i gradimit për gjeneralët. Në çfarë faze është ky proces, a ka transparencë të mjaftueshme? Pyetja dytë është për bazën ushtarake në Mitrovicë. Në çfarë faze është ndërtimi i kësaj baze? Pyetja e tretë për fondin për sigurinë. Ka pasur thirrje nga opozita që të mos mbështetet ky fond. A ka krijuar mëdyshje në ndihmën e qytetarëve të Kosovës për këtë fond?”.

Ministri i Mbrujtjes Armend Mehaj, është përgjigjur. “Gradimet, kjo është vërtet një proces momentalisht. E kemi qu propozimin, për më shumë detajisht flet gjeneral Hazrolli, pasi është pjesë e bordit”.

Lidhur me këtë gjenerali Gëzim Hazroll, ka thënë se janë dy faza të gradimit.

“Kemi dy faza të gradimit të gjeneralëve. Bordi është në proces jemi duke respektuar të gjitha rregulloret. Kemi kryer pjesën e parë të rekomandimit dhe vlerësimit të kandidateve. Tani është detyrë e komandantin të FSK-së dhe ministrit që të marrin hapat tjerë”.Kurse, lidhur më këtë u përgjigj edhe ministri Mehaj.

“Për momentin fokusi jonë është defender 23… orientimi i ndërtimeve është në atë fazë, përveç ndërtimeve tjera që janë në ndërtim e sipër. Fondi i sigurisë është hap qe një muaj e gjysë, afër dy muaj. Kjo është hap prej rrethanave gjeopolitike që ndodhi në situatën aktuale në mbarë botën. Besoj që është veprim i duhur nga qeveria. Fondi është krijuar me iniciativë të përbashkët, i nënshkruar nga kryeministri. A është e nevojshme, po?!. Forca, ushtria dhe policia prodhojnë siguri. E dimë që na u ka shtu buxheti, për mi rrit kapacitetet dhe nevojat është e nevojshme, çdo buxhet shtesë. Ai qe punon kundër këtyre veprimeve ai duhet me mat veten mirë, nuk është mirë me qenë anti- shtetëror”.

Ndërsa, deputetit i LDK-së Anton Quni, ka përmendur luftën në Ukrainë dhe ka pyetur se a aknë menduar që të nxjerrin mësime nga Ukraina. “Unë dua të ndërlidhem me situatën në Ukrainë. Ne kur dëgjojmë për këto avancime e procese që po bëhen në ministri me të vërtetë po krijohet ndjenjë e mirë. Por situata në Ukraine na tregon një realitet tjetër. Një realitet ku përmbysen shumë tepri, përmbysen edhe konceptet e një ndër shteteve e ushtrive më të fuqishme në botë, që kanë kuadër, rezerva e qëndrueshmëri po ja që prape sfidohen nga një art e shkencë ushtarake që kërkon me të vërtet shumë. Tani, pasi jemi në procesin draftimeve e dokumenteve strategjike, a keni menduar që të nxjerrin mësime të mësuara nga lufta në Ukraine. Shtetet që i kanë kapacitetet, dërgojnë analiste, studiojnë se çka po ndodh atje. Ne nuk i kemi ato mundësi, por me aq sa kemi a do të mundemi me marrë mësime që pastaj do ti’ përdorim në dokumentet tona strategjike, stërvitje, aplikimin e teknikave, pastaj me diskutua për mobilizime etj etj.

Mehaj në përgjigjen dhënë Qunit, ka thënë se ka marrë iniciativë që lënda e sigurisë dhe paqes të futet në shkolla.

Do teori ushtarake kanë rënë poshtë dhe janë sfiduar edhe përmes luftës në Ukrainë. Iniciativa kam marrë se lënda e sigurisë e paqes është e domosdoshme të futet në shkolla. Të dihet qysh reagon e vepron për çfarëdo emergjencë. Jemi duke e punuar konceptin për rezervë vullnetare, duhet t’i kemi rreth 20 mijë vetë që nevojiten për ta mbrojtur vendin, por edhe të stërviten”, ka thënë ministri Mehaj gjatë raportimit në Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes.

Mehaj: Po punojmë që lëndën e sigurisë dhe paqes ta fusim në shkolla

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka raportuar sot para anëtareve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. Me këtë rast, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Enver Dugolli, e pyeti ministrin Mehaj për shërbimin e detyrueshëm ushtarak. “Projekti i shërbimit të obligueshëm ushtarak ka qenë premtim elektoral dhe atë qysh në Qeverinë Kurti I. Në atë kohë ministri Quni kur ishte qeveria Kurti I, pati filluar me këtë ide, patën nënshkruar një koncept dokument dhe pastaj nuk e di deri ku ka shkuar. Gjatë këtij viti a ka pas lëvizje në këtë drejtim për zhvillimin e kësaj ideje”, pyeti Dugolli.

Në përgjigjen e tij ministri Mehaj, ka thënë se janë duke punuar në këtë drejtim dhe janë duke u koordinuar edhe me ministritë e tjera. “Së pari ju informoj se përmes punimeve ushtarake ndërlidhet çdo veprim me strategji… aty është harmonizuar edhe nevoja shtetërore sa i përket edhe shërbimit ushtarak, pra një vlerësim që do të bëhet. Unë e shoh që në të ardhmen Kosova duhet ta këtë edhe rezervë ushtarake. Këtë drejtim kam punuar që të shohim mundësinë dhe jemi një grup punues që d të shohim mundësinë si me shti lëndën e sigurisë mbrojtjes dhe paqes në shkolla, në mënyrë që të ketë një edukim prej një… në shkolla, qysh e jep ndihmë e parë, si reagon në termet e rreziqe. Në atë drejtim jemi duke punuar, jemi në bisedime edhe me ministritë të tjera”.Dugolli po ashtu pyeti edhe për numrin e pjesëtareve rezervë.

“Rezerva vullnetare tash po del ide e re. Ligji aktual e parasheh edhe rezervën. Ku jeni në plotësimin e zbatimit të këtij ligji. Thuhet në ligj se 3000 ushtar duhet të jenë rezervë. Me sa kam informacion ju keni ngec”.

Ndërkaq, gjenerali Nazmi Brahimaj, ka thënë se s’ka ngecje në këtë aspekt dhe se janë në fazat e zbatimit afatgjatë. “Në 3 vitet kaluara e dini që janë pezulluar dhe jemi duke punuar në ligje të reja”. “Nëse flasim për 3000 pjesëtar rezerve duhet me fol për vitin 2028, nuk kemi ngecje jemi në fazat e zbatimit afatgjatë”, ka thënë Brahimaj.Ministri Mehaj, ka thënë se fokusi i tyre ka qenë në ngritje të forcave rezervë. “Fokusi jonë ka qenë në ngritjen e forcës po edhe rezerva është një pjesë e ngritjes së forcës. Forca për mbrojtje, tani edhe rezerva do të vie”.

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, e përgëzoi ministrin për sukseset që ka arritur ministria e mbrojtjes. “Kapiten që kanë dhënë dorëheqje, konkursi në Policinë e Kosovës. Shumë pjesëtar kanë aplikuar. E di që në Ferizaj 5 ushtar të FSK-së kanë aplikuar dhe kanë kaluar dy faza. Mendoj se nuk është mirë që të kalojnë nga FSK-ja në Polici. Ne e dimë që kemi rënie drastike për me apliku”.

Qalaj e pyeti ministrin Mehaj nëse ka premtuar për rritje të pagave.

“Besoj që me Ligjin për Paga ka me e rregullu këtë punë. Ligji i pagave është mjaft kompleks, është hera e parë që ka mu bë. E ka provuar Qeveria më herët,  kushtetuesja e ka ndalu. Të bëni të pamundur që të kenë paga e kushte më të mira. Se sytë i kemi në ushtri”, tha Qalaj.

Kurse, ministri Mehaj në përgjigjen e tij ka thënë se nuk ka premtuar për rritje pagash, porse po punojnë në këtë drejtim.  “Për pagat, e kemi hartuar se si e shohim ne rritjen e pagave”.

Mehaj theksoi se kanë trupa rezerve. “Kemi rezerva dhe jemi të gatshëm me mbrojt vendin”. Kurse, deputetja Shqipe Mehmeti- Selimi, shtroj tri pyetje për ministrin Mehaj.“E dimë që në FSK është një proces i gradimit për gjeneralët. Në çfarë faze është ky proces, a ka transparencë të mjaftueshme. Pyetja dytë, për bazën ushtarake në Mitrovicë, në çfarë faze është ndërtimi i kësaj baze. Pyetja e tretë për fondin për sigurinë. Ka pas thirrje nga opozita që të mos mbështetet ky fond, a ka krijuar mëdyshje në ndihmën e qytetarëve të Kosovës për këtë fond”.

Ministri i Mbrujtjes Armend Mehaj, është përgjigjur. “Gradimet, kjo është vërtetë një proces momentalisht. E kem qu propozimin, për më shumë detaisht flet gjeneral Hazrolli pasi është pjesë e bordit”.Lidhur me këtë gjenerali Gëzim Hazroll, ka thënë se janë dy faza të gradimit.

“Kemi dy faza të gradimit të gjeneralëve. Bordi është në proces jemi duke respektuar të gjitha rregulloret. Kemi kryer pjesën e parë të rekomandimit dhe vlerësimit të kandidateve. Tani është detyrë e komandantin të FSK-së dhe ministrit që të marrin hapat tjerë”.Kurse, lidhur më këtë u përgjigj edhe ministri Mehaj.

Për momentin fokusi jonë është defender 23… orientimi i ndërtimeve është në atë fazë, përveç ndërtimeve tjera që janë në ndërtim e sipër. Fondi i sigurisë është hap qe një muaj e gjysë, afër dy muaj. Kjo është hap prej rrethanave gjeopolitike që ndodhi në situatën aktuale në mbarë botën. Besoj që është veprim i duhur nga qeveria. Fondi është krijuar me iniciativë të përbashkët, i nënshkruar nga kryeministri. A është e nevojshme, po?!. Forca, ushtria dhe policia prodhojnë siguri. E dimë që na u ka shtu buxheti, për mi rrit kapacitetet dhe nevojat është e nevojshme, çdo buxhet shtesë. Ai qe punon kundër këtyre veprimeve ai duhet me mat veten mirë, nuk është mirë me qenë anti- shtetëror”.

Ndërsa, deputetit i LDK-së Anton Quni, ka përmendur luftën në Ukrainë dhe ka pyetur se a aknë menduar që të nxjerrin mësime nga Ukraina. “Unë dua të ndërlidhem me situatën në Ukrainë. Ne kur dëgjojmë për këto avancime e procese që po bëhen në ministri me të vërtetë po krijohet ndjenjë e mirë. Por situata në Ukraine na tregon një realitet tjetër. Një realitet ku përmbysen shumë tepri, përmbysen edhe konceptet e një ndër shteteve e ushtrive më të fuqishme në botë, që kanë kuadër, rezerva e qëndrueshmëri po ja që prape sfidohen nga një art e shkencë ushtarake që kërkon me të vërtet shumë. Tani, pasi jemi në procesin draftimeve e dokumenteve strategjike, a keni menduar që të nxjerrin mësime të mësuara nga lufta në Ukraine. Shtetet që i kanë kapacitetet, dërgojnë analiste, studiojnë se çka po ndodh atje. Ne nuk i kemi ato mundësi, por me aq sa kemi a do të mundemi me marrë mësime që pastaj do ti’ përdorim në dokumentet tona strategjike, stërvitje, aplikimin e teknikave, pastaj me diskutua për mobilizime etj etj.

Mehaj në përgjigjen dhënë Qunit, ka thënë se ka marrë iniciativë që lënda e sigurisë dhe paqes të futet në shkolla. “Do tepri ushtarake kanë ra poshtë dhe janë sfiduat edhe përmes luftës në Ukraine. Iniciativa kam marr se lënda e sigurisë e paqes është e domosdoshme të futet në shkolla. Të dihet qysh reagon e vepron për çfarë do emergjencë. Jem duke e punuar konceptin për rezervë vullnetare, duhet me pas afër 20 mijë vetë që duhet me mbrojt vendin po edhe të stërviten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat