Voziti 240 km/h, i konfiskohet leja nga policia dhe dënohet me 300 euro

Aktuale

Voziti 240 km/h, i konfiskohet leja nga policia dhe dënohet me 300 euro

Më: 4 maj 2022 Në ora: 17:16
Pamje nga Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka gjobitur një person për tejkalim të shpejtësisë.

Në njoftim thuhet se është gjobitur shoferi i cili në zonë të kufizimit të shpejtësisë ku është e lejuar deri në 100km/h, i njëjti ka vozitur 240km/h.

Bëhet e ditur se shoferi i automjetit ëshë gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe të njëjtit i është ndaluar drejtimi i automjetit për 3 muaj.

“Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 240 km/h (gjobitet me 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i ndalohet drejtimi i mjetit me veprim motorik)”, thuhet në njoftim.

Policia ka njoftuar se do të  vazhdojnë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat