Ramosaj: Gjaku, sakrifica dhe vepra e dëshmorëve është amaneti më i madh që i mbetet atdheut

Aktuale

Ramosaj: Gjaku, sakrifica dhe vepra e dëshmorëve është amaneti më i madh që i mbetet atdheut

Më: 6 maj 2022 Në ora: 13:44
Bashkim Ramosaj

Kryetari i komunës se Deçanit Bashkim Ramosaj, ka thënës se gjaku, sakrifica dhe vepra e dëshmorëve është amaneti më i madh që i mbetet atdheut!.

Sot, kujtojmë të kaluarën tonë të lavdishme, kujtojmë dëshmorët dhe martirët e kombit para të cilëve përulemi me respektin më të madh, përulemi ndaj sakrificës dhe gjakut të të rënëve për Atdhe!.

Sot është dita e dhimbjes dhe krenarisë, është dita ku secili prej nesh nderojmë e kujtojmë me krenari dëshmorët e martirët e kombit, kujtojmë luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!.

Gjaku, sakrifica dhe vepra e tyre është amaneti më i madh që i mbetet atdheut!. Qoftë i përjetshëm kujtimi për gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë!”,ka shkruar Ramosaj në profilin e vet në “Facebook”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat