Nysrete Kumnova: Besojmë që Kurti do ta zgjidh çështjen e të pagjeturve

Aktuale

Nysrete Kumnova: Besojmë që Kurti do ta zgjidh çështjen e të pagjeturve

Më: 6 maj 2022 Në ora: 17:30
Nysrete Kumnova

lidhur me procesin e gjetjes së personave të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.

Nysrete Kumnova ka thënë se tashmë kanë kaluar shumë vite që nuk dihet fati i 1.600 personave të zhdukur.

“Kanë kaluar shumë vite që nuk dimë për fatinë më të dashurve tanë. Fati i të pagjeturve për fat të keq zgjati që 23 vite. Ende nuk di për fatin e birit tim Albionit, por nuk dihet as fati i 1.600 qytetarëve që konsiderohen të pagjetur”, ka thënë ai.

Më tutje, ajo tha se besojmë që kryeministri Albin Kurti do ta zgjidh çështjen e personave të pagjetur.

“Shpresat tona janë që bisedimet po vazhdojnë me kryeministrin Albin Kurti, për të cilin ne vlerësojmë se më mirë se Albin Kurti askush nuk e ka ngritur zërin deri tash. Nisem prej asaj që ai ka qenë i burgosur dhe gjithmonë është bashkangjitur gjithë familjarëve të pagjeturve në protestat për fatin e personave të pagjeture. kemi bëtë shumë aktivitet dhe kjo është që neve na shtyn që të besojmë shumë tek kryeministri Kurti që do ta jep maksimumin, së paku t’i kthej ata 1600 qytetarë që figurojnë të zhdukur”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat