Shpërthimi i një bombole gazi në parkingun nëntokësor, nuk ka të lënduar

Aktuale

Shpërthimi i një bombole gazi në parkingun nëntokësor, nuk ka të lënduar

Më: 9 maj 2022 Në ora: 14:18
Ilustrim

Policia e Kosovës ka thënë se asnjë person nuk është lënduar nga shpërthimi i një bombole gazi në parkingun nëntokësor në Prishtinë të hënën.

Në një njoftim për media, Policia tha se njësitet policore kanë dal në vend-ngjarje.

“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën ‘Xhorxh Bush’ në Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dëshimtarët nga vend-ngjarja kanë treguar se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 10:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat