Mustafa flet për ndërhyrjen e Osmanit në Turqi

Aktuale

Mustafa flet për ndërhyrjen e Osmanit në Turqi

Më: 9 maj 2022 Në ora: 22:48
Isa Mustafa dhe Vjosa Omsani

Gazeta turke, Hurriyet.tr, ditë më parë ka shkruar rreth ndërhyrjes kirurgjike që ka kryer Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Antalia të Turqisë.

Ndqërkaq, ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa një prononcim ka thene se ishte atakuar nga partia në pushtet, pas një trajtimi mjekësor që kishte marr në Gjermani.

Mustafa është shprehur se është e drejtë e çdokujt që të kujdeset për shëndetin e vet, derisa u shpreh për Osmanin se përveç që është Presidente, ajo është edhe nënë dhe duhet respektuar.

“Është e drejtë e çdokuj që të kujdeset për jetën dhe shëndetin e vet. Edhe e znj.Osmani. Konsideroj se kujdesi për vetveten është edhe shprehje e përgjegjësisë familjare. Është jo vetëm presidente, por edhe nënë dhe në këtë rast meriton respekt. S’mund të them se ajo ka pasur ndonjë qëndrim atakues ndaj meje kur jam trajtuar jashtë. Në të kundërtën, ka shprehur interesim njerëzor”, ka thënë Mustafa.

Mustafa se disa të tjerë nuk kanë treguar se janë njerëz, duke thënë se gjatë kohës që ishte me koronavirus, disa persona kishin shkuar aq larg sa i kishin montuar edhe video me varrimin e tij.

“Disa të tjerë nuk janë treguar se janë njerëz. Janë soji i atyre që shpërndanin video të montuara të varrimit tim kur isha me COVID”, u shpreh ai.

I pyetur se partia në pushtet a po përdor standarde të dyfishta, ai ka tha se tani nuk ka më standarde.

“Tani s’flitet për standarde, sepse të tilla s’ka”, tha Mustafa për gazetën metro.

Ndryshe, Osmani raportohet se kishte kryer operacion kirurgjik, për largimin e kilogramëve të tepërt përmes një metode të sofistikuar.

Gazetat turke gjithashtu kishin raportuar se Osmani ka qëndruar në një hotel me 5 yje para dhe pas ndërhyrjes kirurgjike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat