“Deklaratë e guximshme e Osmanit”/ Haziri: Ja kush i vrau Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn

Aktuale

“Deklaratë e guximshme e Osmanit”/ Haziri: Ja kush i vrau Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn

Nga: P.R Më: 10 maj 2022 Në ora: 20:30
Ilir Konushevci u vra bashkë me mjekun Hazir Mala, më 9 maj të vitit 1998 në aksin rrugor Qafë Mali-Bajram Curr

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 24 vjetorin e vrasjes së heroit Ilir Konushevci dhe mjekut tropojan, dëshmorit Hazir Malaj, ka kërkuar drejtësi.

“Liria dhe Iliri janë një. Konsistenca në luftën për liri ishte virtyt i Ilirit. Idealizmi e bëri që përpjekjes për lirinë e vendit të mos i ndahet deri në fund të jetës, duke u bërë hero i Kosovës. Sot e kujtojmë me respekt figurën e njeriut të radhëve të para të UÇK-së, i cili krahas bashkëluftëtarëve sikurse Hazir Malaj, synimin e brezave për liri e shtet e bën realitet. Për Ilirin e Hazirin duhet drejtësi, ndërkaq kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm”, ka deklaruar Osmani.

E në mbështetje të Osmanit ka dalë analisti dhe njohësi i zhvillimeve politikë në vend, Nexhat Haziri.

Sipas tij, Osmani është zyrtarja e parë që në keto 24 vite pas vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt kërkon drejtësi për dy heronjtë e Kosovës.

“Deklaratë e guximshme e presidentes Osmani. Me sa kujtoj është zyrtarja e parë e shtetit që në këto 24 vite pas vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt kërkon drejtësi për dy heronjtë e Kosovës. Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajt nuk i vrau Serbia, ata u vranë në territorin shqiptar nga banda e Haklajve, me të cilët kishin lidhje të ngushta SHP i UÇK-së së Rognerit, në veçanti Xhavit Haliti dhe qeveria e majtë shqiptare e kohës në Tiranë”, ka shkruar ndër tjerash Haziri, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë

ME PRESIDENTEN,PER ILIRIN DHE HAZIRIN

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajn në 24-vjetorin e rënies. Kryetarja e shtetit, duke vlerësuar kontributin e këtyre dy figurave në çlirimin e vendit, tha se për Ilirin e Hazirin duhet drejtësi, ndërkaq kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm.

-Deklaratë e guximshme e presidentes Osmani. Me sa kujtoj është zyrtarja e parë e shtetit që në këto 24 vite pas vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malajt kërkon drejtësi për dy heronjtë e Kosovës. Ilir Konushevcin dhe Hazir Malajt nuk i vrau Serbia, ata u vranë në territorin shqiptar nga banda e Haklajve, me të cilët kishin lidhje të ngushta SHP i UÇK-së së Rognerit, në veçanti Xhavit Haliti dhe qeveria e majtë shqiptare e kohës në Tiranë. Motivi i vrasjes ishte plaçkitja e armëve, ku të njëjtat sërish u janë shitur UÇK-së përmes tyxharëve të SHP UÇK-së së Rognerit. Plot 24 vite nga kjo vrasje askush nuk ndërmori qoftë edhe një nismë sado formale për hetim dhe zbardhjen e vrasjes së Ilir Konushevcit dhe Hazir Malës.

Asnjëherë nuk më ka rasti të kem dëgjuar ish-eksponent të UÇK-së apo ndonjë zyrtar të qeverisë shqiptarë të kohës të kenë kërkuar drejtësi për Ilirin dhe Hazirin. Për çudi, as “supermenët” e UÇK-së nga Shqipnia nanë si gjeneral kontrabandisti Kudusi Lame e as gjahtari i vrasjeve dhe i përndjekjeve të pjesëtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës dhe i implikuari në vrasjen e Kol. Ahmet Krasniqit, „veterani i k....“, ish-shefi i SHISH-it Fatos Klosi, nuk e thanë asnjë fjalë se kush i ekzekutoi Ilir Konushevcin e Hazir Malën. Andaj sot fuqishëm jam me presidenten Osmani dhe me thirrjen e saj: Drejtësi për heronjtë e Kosovës, për Ilirin dhe Hazirin (n.h)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat