Qeveria bën të ditur se 290 mijë persona kanë aplikuar për 100 eurot e sektorit privat

Aktuale

Qeveria bën të ditur se 290 mijë persona kanë aplikuar për 100 eurot e sektorit privat

Më: 11 maj 2022 Në ora: 22:23
Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka pranuar mbi 290 mijë aplikime për shtesat prej 100 eurove për punëtorët e sektorit privat.

Kështu bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai tha se javën e kaluar është formuar komisioni për verifikimin e aplikimeve, ndërkaq këtë javë ka filluar shqyrtimi i aplikimeve.

“Deri më tani janë mbi 290 mijë aplikime për shtesat prej 100 euro për punëtorët e sektorit privat, teksa aplikimi vazhdon të jetë i hapur. Javën e kaluar është formuar komisioni për verifikimin e aplikimeve ndërkaq këtë javë ka filluar shqyrtimi i aplikimeve”, deklaroi Kryeziu.

Ai shtoi se pas verifikimit do të fillojnë ekzekutimin e mjeteve.

Po punojmë që kjo të ndodhë sa më parë”, tha ai.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve më 21 prill ka hapur platformën online për aplikim për tërheqjen e shtesave prej 100 eurosh për punëtorët në sektorin privat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat