Nisma për anëtarësim në KE, Tahiri i AAK-së: Ky është rast ideal për vendin të cilin duhet ta shfrytëzojmë

Aktuale

Nisma për anëtarësim në KE, Tahiri i AAK-së: Ky është rast ideal për vendin të cilin duhet ta shfrytëzojmë

Më: 12 maj 2022 Në ora: 12:53
Besnik Tahiri

Shefi i grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka përshëndetur nismën e Qeverisë së Kosovës, që të aplikoj për anëtarësimin në Këshillin Evropian.

Ai tha se ky është rast ideal për vendin dhe se Republika e Kosovës nuk besoj se do të ketë situatë tjetër më të volitshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Mirëpo, Tahiri ka dy këshilla për Qeverinë e Kosovës, e para, ndikimi i Rusisë në Këshillin Evropian dhe dy, Qeveria duhet të përpilojë një qarkore informuese për të gjitha ambasadat në Evropë dhe vendet anëtare të Këshillit të Evropës.

“Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës e ka një momentum të mirë, të cilin duhet ta shfrytëzojmë. Zhvillimet në Ukrainë dhe vendimi për ta larguar Rusinë nga Këshilli i Evropës, janë dy ngjarje që mund të kthehet në favorin tonë, në qoftë se punojmë në mënyrë strategjike, sistematike dhe gjithëpërfshirëse”.

“Gjatë vizitës në Strasburg, në të gjitha takimet me deputetë të Asamblesë Parlamentare, nuk kemi hasur në përgjigje negative të tipit ‘nuk duhet të aplikoni’. Në fakt, në shumicën e rasteve në këto takime kemi gjetur mbështetje dhe tone optimiste dhe inkurajim.
Janë dy çështje që duhet kushtuar rëndësi: 1. Rusia edhe pse e larguar nga Këshilli i Evropës, ende ka ndikim në ketë institucion, ndikim që e ushtron përmes vendeve të saj mike, andaj; 2. Qeveria duhet që të përpilojë një qarkore informuese për të gjitha ambasadat tona në Evropë dhe vendet anëtare të Këshillit të Evropës. Secili Ambasador duhet të kontaktojë me Ministrinë e Punëve Jashtme përkatëse, për të kërkuar që vendi i tyre të na ndihmojë dhe votojë në Asamblenë Parlamentare”.

“Ky është rast ideal për vendin. Republika e Kosovës nuk besoj se do të ketë situatë tjetër më të volitshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat