Xhavit Haliti thotë se Osmani e Kurti po i takojnë kurbetqarët

Aktuale

Xhavit Haliti thotë se Osmani e Kurti po i takojnë kurbetqarët

Më: 12 maj 2022 Në ora: 17:34
Xhavit Haliti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit i vendit, Albin Kurti që nga e premtja kanë nisur vizitat e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri Kurti ka qëndruar nëWashington DC ku ka takuar kryeshefen ekzekutive të MCC-së, Alice Albright, ndërsa presidentja Osmani në kuadër të takimit të liderëve të Konferencës së Mynihut ka takuar Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Biden, Jake Sullivan.

Takimet e dy krerëve të vendit, deputeti nga radhët e PDK-së, njëherësh anëtarë i Komisionit për Punë të Jashtme Xhavit Haliti, po i  vlerëson si një përpjekje për interesa elektorale nga Kurti.

Deputeti Haliti tha se Kosova ka prioritete më të mëdha se sa takimet që po i bëjnë krerët e vendit.

“Takimet e kryeministrit Kurti janë me kurbetqarët dhe kjo është një përpjekje për tu shfaqur në SHBA edhe për interesa elektorale, por edhe për të krijuar ndonjë lidhje besoj në SHBA, kurse presidentja Osmani  po bënë garë se kush po ka fuqi më shumë dhe kush ka lidhje më shumë nëpër botë, por sidoqoftë vizitat takimet me personalitete të rëndësishme të politikës të vendeve ku kanë shkuar që për Kosovën është mirë me shkuar por ka prioritete të tjera Kosova se ku duhet të shkojë presidentja dhe kryeministri i vendit”, u shpreh Haliti.

Sipas tij, ndryshe nga takimi i fundit Kurti dhe Vuçiq që ka pasur informata për opinionin publik nga bisedimet, takimet e dy krerëve të vendit në SHBA janë krejtësisht të painformuara për qytetarët.

“Unë kam dëshirë që kryeministri dhe presidentja e vendit me u vlerësuar atje ku shkojnë dhe me u ftuar zyrtarisht dhe jo me kërkuar me u takuar me dikë e me bërë fotografi, sipas protokollit unë dhe qytetarët e vendit që ata duhet t’i përfaqësojnë nuk kanë qenë të informuar se cila është arsyeja që po shkojnë në SHBA, ndryshe nga takimi mes Kurtit dhe Vuçiqit për vazhdimin e bisedimeve ku ka pasur informacione konkrete edhe nga mediumet ndërkombëtare”, potencoi Haliti.

Për takimet që kanë pasur krerët e shtetit kanë reaguar edhe njohësit e politikës së jashtme.

Ata vlerësojnë se takimet e tilla, mund t’i bëjnë vet ambasadorët që janë të angazhuar në vendet përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat