Përplasje të ashpra mes ministrit Murati dhe opozitës – Konjufca mbyll seancën plenare

Aktuale

Përplasje të ashpra mes ministrit Murati dhe opozitës – Konjufca mbyll seancën plenare

Më: 13 maj 2022 Në ora: 07:23 Përditësuar në ora: 12:09 më 13.05.2022
Kuvendi i Kosovës

Muja: Rritja e pagës minimale do ta mundësojë zvogëlimin e varfërisë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në emër të këtij subjekti ka thënë se e mbështet propozimin e Qeverisë për pagën minimale.

Ai ka thënë se me votimin e pagës minimale do të mundësohet zvogëlimi i varfërisë në Kosovë. Ndërsa tha se më shumë përfitojnë punëtorët e sektorit të tregtisë dhe ekonomisë.

LVV e mbështet dhe i rekomandon Kuvendit ta mbështes këtë Projektligj sepse synon eliminimin e mëdyshjeve ligjore. Propozimi për pagën minimale mbështetët në organizatën minimale të punës. Paga minimale nuk është ndryshuar që nga viti 2011 dhe kjo edhe pse vendet e tjera në rajon i kanë ndryshuar vit pas viti. Paga minimale vlerësohet të jetë 342 euro”, tha ai.

Grupet shoqërore që përfitojnë më së shumti gjenden në sektorin e tregtisë dhe ekonomisë. Shumica e tyre janë 16 deri në 34 vjet. Shumicën e vendeve evropiane paga minimale është gjysma e pagës mediate, dhe kjo rritje do të mundësoj zvogëlimin e varfërisë”, tha Muja.

Murati prezanton projektligjin për rritjen e pagës minimale: Pas 11 viteve mund të ndryshojë

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka prezatuar para deputetëve Projektligjin për Pagën minimale. Ai ka thënë se Projektligji parasheh që të ndryshojë pas 11 viteve.

Murati para deputetëve tha se projektligji ndër të tjera mundëson që Ministri i Finanacave të vendosë për rritjen e pagës pa pasur nevojë që të vendoset në këshillin ekonomiko-social.

Sot prezantojmë projektligjin që parasheh t’i ndryshojë dhe plotësojë disa ligje që mundësojnë pas 11 viteve të ngritët paga minimale. Projektligji parasheh edhe lirim nga tatimi për pagën deri në 250 euro. Ky projektligj e plotëson procedurën që vie deri te paga minimale, siç e kemi ngërçin tani në këshillin ekonomiko-social. Ligji parasheh që kjo mund të bëhet nga ministri i Financave dhe jo në Këshillin ekonomiko-social”, tha ai.

Murati u kërkoi deputetëve ta votojnë projektligjin dhe të vazhdohet tutje për rritjen e pagës minimale.

Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm ngritjen e pagës minimale që është nga 130 euro për personat nën 35 vjeç dhe 170 mbi 35 vjeç ky është momenti i duhur që të votohet dhe të ecet para dhe të hapet rruga për ngritjen e pagës minimale. Andaj ju ftoj ta miratoni”, tha Murati.

PDK-ja kundër propozimit për pagën minimale, Lushtaku: Po bëhet dëm i madh tek kategoritë e ndryshme sociale

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se me Projektligjin për pagën minimale po bëhet dëm i madh tek kategoritë e caktuara.

Si i tillë, Lushtaku ka thënë se PDK-ja nuk e voton këtë propozim të Qeverisë.

Në këtë projektligj nuk do ta ndryshojmë se bënë ndryshimin e një numër të ligjeve që prek individ të caktuar. Ku si VV dhe Qeveria Kurti e dimë që keni harru dialogun social.

Edhe në këtë pjesë projektligji që synon rritjen e pagës minimale por duhet të bëhet me dialog social siç është e përcaktuar për rritjen e pagës. E dimë që qeveria po mundohet ta tejkaloj çdo dialog social me këtë ligj. Ne si PDK e shohim që po bëhet një dëm i madh tek kategoritë e ndryshme sociale dhe nuk do ta votojmë”, tha ai.

Kuvendi mblidhet sot, shqyrtohen tri projektligje e debatohet për punën e Qeverisë Kurti

Sot nga ora 11:00 do të vazhdojë seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.

Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 5 maj.

Do të shqyrtohen tri projektligje e do të ketë debat parlamentar për punën e Qeverisë në vitin e parë të mandatit të saj.

Rendi i ditës:

4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,

6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,

7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,

8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat