Abrashi i VV-së: Vendimi për pagën minimale është i mirë, mund të ndryshohet në të ardhmen

Aktuale

Abrashi i VV-së: Vendimi për pagën minimale është i mirë, mund të ndryshohet në të ardhmen

Më: 13 maj 2022 Në ora: 13:38
Artan Abrashi

Deputeti i VV-së, Artan Abrashi, gjatë seancës që po mbahet për rritjen e pagës minimale në Kuvendini  Kosovës, ka thënë se vendimi momental për rritjen e pagës minimale është i mirë, e që sipas tij nëse krijohen mundësitë në të ardhmen mund të ndryshojë ky vendim dhe të ketë rritje të serishme të pagës minimale.

“Këto tema që u ngritën si veteranët e  s’kanë të bëjnë me këto biseda që po bëjmë sot në Kuvend.

Abuzimi që po bëhet nuk qëndron në aspekt me veteranët. Shumë shtete pagën minimale e kanë bërë shekullin e kaluar dhe këtë Kosova po bën tash. Ne nuk dyshojmë dhe nuk do të hezitojmë ta ngrisim dorën për një pagë minimale për 1000 euro, por nuk mund të ndodh se dihen pasojat”, tha ai.

 “Paga minimale është vendim i mirë dhe duhet ta marrim vendim ta votojmë. Në të ardhmen kur e keni mundësi mund ta ndërrojmë dhe ta bëjmë sa kërkohet”, tha ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat