16 raste pozitive me koronavirus të mërkurën në Kosovë

Aktuale

16 raste pozitive me koronavirus të mërkurën në Kosovë

Më: 18 maj 2022 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se janë konfirmuar edhe 16 raste të reja të infektimit me COVID-19.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë kryer 576 testime ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Janë shëruar 35 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.859.

Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 263.

Në 24 orët e fundit bëhet e ditur se janë dhënë 98 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.827.087 doza të vaksinës.

Sipas MSh-së, 822.691 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Janë dhënë 102.435 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat