Vendimi i Apelit për tarifat e rrymës, flasin nga ZRRE-ja

Aktuale

Vendimi i Apelit për tarifat e rrymës, flasin nga ZRRE-ja

Më: 18 maj 2022 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Sot është raportuar se Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për bllokimin e tarifave të shtrenjta të energjisë elektrike të miratuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë.

Kryetari i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, tha për KosovaPress se ende nuk kanë pranuar ndonjë njoftim ose vendim nga Apeli për anulimin e vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Ani se nuk pajtohen me vendimin e mundshëm të Apelit, Fejzullahu theksoi se do ta respektojnë atë.

Megjithatë, Fejzullahut nuk po i pëlqen mënyra e rrjedhjes së këtij njoftimi nga Apeli.

Fejzullahu: S’kemi pranuar vendimin nga Apeli

“Ne ende nuk e kemi marrë vendimin e Gjykatës së Apelit. Kurdo që ta marrim, ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës së Apelit. Ai vendim ka afat 30 ditë për t’u implementuar, kështu që brenda 30 ditësh, ne do t’i marrim masat e nevojshme sipas vendimit. Fatkeqësisht, ne s’pajtohemi me këtë vendim. Kemi parë se si ka dalë informata së pari në portale para se ta marrim ne si ZRRE zyrtarisht, po shihet se si ka rrjedhë ai vendim. Si do që të jetë, ne jemi të obliguar ta zbatojmë”, tha ai.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kishte ngritur padinë ndaj ZRRE-së, me arsyetimin se shtrenjtimi i rrymës po i dëmton qytetarët.

Tarifat e reja që kanë hyrë në fuqi më 9 shkurt, kanë hapur debat për menaxhimin e sektorit energjetik, duke pasuar me krijimin e dy komisioneve hetimore. Njëri i propozuar nga pozita e që do të këtë qëllimin e hetimit për energjinë nga 2006, dhe tjetri i opozitës do të hetojë menaxhimin e situatës energjetike.

Sipas ZRRE-së, rritja e çmimit ishte bërë për konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kilovatë brenda muajit, 12.5 centë për tarifën e lartë dhe 5.9 centë për tarifën e ulët

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat