Abdixhiku kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së dhe kthimin e mjeteve

Aktuale

Abdixhiku kërkon shkarkimin e Bordit të ZRRE-së dhe kthimin e mjeteve

Më: 18 maj 2022 Në ora: 17:33
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pasi Gjykata e Apelit e hodhi poshtë ankesën e ZRRE-së, për pezullimin e vendimit të shtrenjtimit të rrymës.

Abdixhiku ka kërkuar që paratë e paguara me tarifat e reja tu kthehen qytetarëve.

Sipas tij, tash e 3 muaj, ZRRE dhe Qeveria e Kosovës, kanë faturuar qytetarët  kundërligjshëm. Abdixhiku ka kërkuar edhe shkarkimin e Bordit të ZRRE-së.

Postimi i plotë:

TË KTHEHEN MJETET
TË VENDOSET LIGJSHMËRIA

Tash e 3 muaj, ZRRE dhe Qeveria e Kosovës, kanë faturuar qytetarët tanë kundërligjshëm. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit si dhe ai i Gjykatës Themelore në Prishtinë, konfirmojnë të gjitha argumentet tona rreth faturimit diskriminues dhe të padrejtë të qytetarëve tanë. Këto argumente ishin injoruar nga pushteti. Insistimi i tyre për të mbrojtur një plaçkë publike, ka marrë sot vulën e dyfishtë të paligjshmërisë.

Kthimi i mjeteve tek qytetarët tanë, rishikimi i menjëhershëm i tarifave të energjisë, si dhe shkarkimi i Bordit të ZRRE-së, janë hapa të domosdoshëm që Qeveria e Kosovës dhe Albin Kurti duhet t’i ndërmarrin sa më parë. Sot kërkojmë përgjegjësi publike nga ata që paligjshëm i shtrenjtuan faturat e energjisë; e që mbrojtën me garancë këtë paligjshmëri.

Pjesa tjetër e së vërtetës rreth krizës energjetike – të keqpërdorimit të qindra milionave, pagesave në llogari të fshehta, e vonesës në reagueshmëri – do të zbardhen në Komisionin Hetimor Parlamentar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat