Kurti për asociacionin: Kushtetuesja nuk e lejon, jo unë si kryeministër

Aktuale

Kurti për asociacionin: Kushtetuesja nuk e lejon, jo unë si kryeministër

Më: 18 maj 2022 Në ora: 22:55
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti, gjatë diskutimit që po e bën në Këshillin e Atlantikut, ka folur edhe për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë.

Kurti vlerëson se institucionet e Kosovës si kushtetua dhe Gjykata Kushtetuese e Kosovës nuk e lejojnë Asociacionin e Komunave Serbe, e jo vetë si kryeministër.

“Asociacioni i Komunave Serbe është arritur në Bruksel në gusht të vitit 2015 dhe nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës para se edhe pala serbe të pajtohej se mund të trajtohej si çështje e Gjykatës Kushtetuese”.

“Plani i Ahtisarit, i cili ishte një kompromis dhe është i përfshirë në kushtetutën tonë, thotë se Kosova duhet të jetë një shoqëri multietnike. Por, një etni nuk është e mundur, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të publikuar më 23 dhjetor 2016, më kujtohet shumë mirë se asnjë nga shtatë kapitujt e marrëveshjes nuk është në përputhje me kushtetutën tonë dhe të gjitha së bashku janë shkelur 23 nene, pra janë institucionet e shtetit, jo unë si kryeministër që nuk e lejoj Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Kurti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat