Bislimi e Haxhiu pritën në takim anëtarët e Komisionit të Venecias

Aktuale

Bislimi e Haxhiu pritën në takim anëtarët e Komisionit të Venecias

Më: 19 maj 2022 Në ora: 14:54
Foto ilustrim nga vendi i ngjarjes

Delegacioni i Komisionit të Venecias, i përbërë nga raportuesja Grainne McMorrow dhe përfaqësuesi i sekretariatit të KV-së Schnutz Dürr, u pritën në takim nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në takim u diskutuan draft amendamentet kushtetuese për çështjen e vettingut dhe draft-opinioni i Komisionit të Venecias mbi këto amendamente si dhe koncept dokumentin e vettingut si tërësi.

Bislimi dhe Haxhiu njoftuan raportuesen Mc Morrow me punën e deritanishme të grupit punues në hartimin e amendamenteve kushtetuese sipas modaliteteve dhe rekomandimeve të përshkruara në draftin e opinionit të Komisionit të Venecias.

Gjithashtu raportuesja u njoftua edhe me procesin e hartimit të Ligjit për Vlerësimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ku ministrja Haxhiu premtoi se sapo të jetë gati dhe i përkthyer, drafti i ligjit do të dërgohet para Komisionit për vlerësim.

Haxhiu përmendi edhe nevojën për vetting si një kërkesë shoqërore për Kosovën, ekzistimin e korrupsionit të përhapur në gjithë sistemin, ndryshimet ligjore të vazhdueshme por pa rezultate konkrete dhe mos funksionimin e mekanizmave të brendshëm të llogaridhënies për gjyqtar dhe prokurorë.

Në fund zëvendëskryeministri dhe ministrja falënderuan Komisionin e Venecias për punën e vazhdueshme që është duke e bërë në rastet që po i dërgon Kosova për opinion dhe këshillat e vlefshme që po merr nga përvoja shumë vjeçare e Komisionit të Venecias në respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat