Gjergj Dedaj paralajmëron rikthim të fuqishëm në politikë

Aktuale

Gjergj Dedaj paralajmëron rikthim të fuqishëm në politikë

Më: 22 maj 2022 Në ora: 14:44
Gjergj Dedaj

“Zgjedhje këtë vit ose tjetrin”, Gjergj Dedaj paralajmëron rikthim të fuqishëm në politikë 

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj ka paralajmëruar zgjedhje të parakohshme “nëse jo nga fundi i këtij vitit, në vitin 2023 patjetër”.

Themeluesi i Partisë Liberale të Kosovës tha se ndjehet “dhjetëfish më i fortë” pas shkarkimit nga pozita e ambasadorit, ndërsa paralajmëroi se në Kosovë “në pushtet do të vijnë liberal-demokratët”.

“Sepse në vitin 2023 në Kosovë në psuhtet do të vijnë liberal-demokratët. Pse e si, t’ia lëmë vitit 2023”, tha ai në ATV.

Pa liberal-demokratë, Dedaj tha se “është vështirë me u mendu që ka me u pranu Kosova në Këshillin e Europës dhe NATO”.

“Alteranativa e vetme shpresëdhënëse për të ardhmën euro-atlantike të Kosovës është demokracia liberale”, tha ai.

Dedaj planifikon të vijë në pushtet “me votë dinjitoze”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat