12 vjeçari vdes nga arma, ekspertët tregojnë si mbahet pushka e gjuetisë

Aktuale

12 vjeçari vdes nga arma, ekspertët tregojnë si mbahet pushka e gjuetisë

Më: 23 maj 2022 Në ora: 21:12
Foto ilustrim

Vendosja e pushkës së gjuetisë në një dollap të mirë izoluar është rregulli kryesor, për dikë që në shtëpi mbanë pushkë gjuetie.

Por, ka edhe një tjetër, që për gjuetarin Isak Bojku është shumë e rëndësishme. Vënia e municionit në një vend të sigurt larg armës. Këto mbase nuk i përfilli një familje në Bequk të Vushtrrisë, pasi djali i tyre 12 vjeçar, shkrepi një armë të tillë aksidentalisht, duke qëlluar vetën për vdekje.

Familjarët nuk pranuan të flasin, pas rastit tragjik që thonë se iu ka ndodhur, veçse thuhet që arma kishte leje dhe se babai vogëlushit e mbante atë për bagëti.

E gjahtarët luten që, ky rast të jetë i fundit që dikush vdes nga arma që këta e përdorin për qejf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat