​Nëntë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

​Nëntë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Më: 26 maj 2022 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Në 24-orëshin e fundit janë shënuar nëntë raste të reja me COVID-19 në Kosovë, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes nga koronavirusi.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225 mijë e 072.

Në total numri i rasteve aktive është 127.

Sipas njoftimit, në 24-orët e fundit janë dhënë 86 doza të vaksinës kundër COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat