Liburn Aliu i largon nga Ministria e Infrastrukturës Nexhat Krasniqin dhe Izedin Bytyqin

Aktuale

Liburn Aliu i largon nga Ministria e Infrastrukturës Nexhat Krasniqin dhe Izedin Bytyqin

Më: 26 maj 2022 Në ora: 18:50
Liburn Aliu

Nexhat Krasniqit dhe Izedin Bytyqi largohen nga Ministria e Infrastrukturës.

Burimet bëjnë të ditur se ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka marrë vendim për shkarkimin e Nexhat Krasniqit nga pozita e shefit të prokurimit në këtë ministri.

Gjithashtu, Izedin Bytyqi është larguar nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm në këtë Ministri. Vendimi për largimin e Bytyqit është marrë për shkak të skadimit të mandatit si Ushtrues Detyre.

Kujtojmë se në vitin 2021 Nexhat Krasniqi dhe Izedin Bytyqi ishin larguar nga Ministria e Infrastrukturës me vendim të ministrit të atëhershëm Arban Abrashi, por  që më pas janë kthyer në ato pozita me vendim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat