Shahini: Nëse lejohet tërheqja prej 20% e Trustit në qarkullim hyjnë 400 milionë euro

Aktuale

Shahini: Nëse lejohet tërheqja prej 20% e Trustit në qarkullim hyjnë 400 milionë euro

Më: 27 maj 2022 Në ora: 00:28
Agim Shahini

Agim Shahini, tha se nëse qytetarëve do t’u lejohej tërheqja e 20 përqind të mjeteve nga Trusti, në tregun e brendshëm të Kosovës do të hyjnë 400 milionë euro në qarkullim.

Shahini tha se buxheti i shtetit do të përfitonte 70 milionë euro TVSH të rimbushsueshme.

“Nëse do të tërhiqen sipas analizës që e ka bërë Aleanca Kosovare e Biznesit, vetëm 20 përqind, do të futen mbi 400 milionë euro në qarkullim në tregun e brendshëm të Kosovës. Dhe nga kjo buxheti i shtetit do t’i merr 70 milionë euro TVSH të rimbushsueshme”- tha Shahini.

Ai theksoi se praktikat e vendeve të botës lejojnë tërheqjen e mjeteve nga qytetarët kur ata kanë nevojë.

“Praktikat në vendet e ndryshme të botës kanë treguar që këto mjete janë të qytetarëve dhe nuk janë të qeverisë. Dhe qytetarët vendosin për t’i tërhequr mjetet e veta kurdo që ata kanë nevojë. Në mungesë të zhvillimit ekonomik dhe përkeqësimit të ekonomisë së vendit, rritjes së varfërisë dhe inflacionit, qytetarët duan që t’i tërheqin një pjesë të mjeteve të Trustit dhe të kalojnë këtë krizë” – theksoi ai.

“Duke u nisur nga ky fakt, Aleanca Kosovare e Biznesit, mendon se duhet që Qeveria e Kosovës ta dëgjojë zërin e votuesve dhe qytetarëve të vet që të tërheqin një pjesë të mjeteve. Ne si Aleancë e kemi vlerësuar se 20 përqind ështe e mjaftueshme dhe nuk rrezikon asgjë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat