Cramon: Shpresoj që Franca do ta kuptojë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave

Aktuale

Cramon: Shpresoj që Franca do ta kuptojë se Kosova e meriton liberalizimin e vizave

Më: 27 maj 2022 Në ora: 17:14
Viola von Cramon dhe Mihane Beqiri

Anëtarja e Parlamentit Rinor Evropian, Mihane Beqiri, ka takuar raportuese për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Beqiri tha se me von Cramon patën bisedë të mirë, ku temat kryesore ishin liberarizimi i vizave për Kosovën dhe njohjet e reja.

“Javën e kaluar u takova me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, më të cilën patëm një bisedë shoqërore dhe shumë motivuese. Liberarizimi i vizave për Kosovën dhe njohjet e reja ishin temat kryesore”, shkroi Beqiri.

Për këtë takim ka reaguar edhe von Vramon, e cila tha se Kosova ka merituar liberarizimin e vizave më shumë se çdokush tjetër, teksa shtoi se shpreson që këtë ta kupton edhe Franca.

“Lë të vazhdojmë të luftojmë për liberarizimin e vizave për Kosovën. Vendi i juaj e ka merituar lëvizjen e lirë në Evropë më shumë se çdokush tjetër. Mendoj se Franca do ta kuptojë këtë, gjithashtu”, ka shkruar Cramon.

Kujtojmë se Franca është njëra ndër vendet skeptike për liberarizimin e vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat