Për herë të parë gradohet një grua në FSK dhe emërohet si inspektore gjenerale

Aktuale

Për herë të parë gradohet një grua në FSK dhe emërohet si inspektore gjenerale

Më: 27 maj 2022 Në ora: 21:13
Albin Kurti, Irfete Spahiu, Vjosa Osmani

Për herë të parë në hierarkinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, një grua është graduar gjeneralmajore dhe inspektore gjenerale.

Përgjatë kësaj ceremonie, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se FSK po profesionalizohet përditë, ndaj duhet bërë edhe më shumë që sa më shumë gra të përfshirjen në përbërjen e FSK-së.

“FSK-ja po profesionalizohet çdo ditë e më tepër. Përfshirja sa më e madhe e grave në strukturën drejtuese të FSK-së e bën atë më të fortë, më të besueshme dhe më profesionale. Gjeneralmajore Spahiu është një ndër shtyllat e FSK-së, ndaj duhet bërë edhe më shumë që sa më shumë gra të përfshihen në përbërjen dhe udhëheqjen e FSK-së”, tha Osmani.

E inspektorja gjenerale në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Irfete Spahiu, tha se këtë përgjegjësi nga institucionet e Kosovës do ta kryejë me nder e dinjitet.

“Kjo është përgjegjësia e imja po shpresoj e po besoj që besimi që institucionet e Kosovës ma kanë dhënë do ta ruaj me nder dhe dinjitet”, tha ajo.

Emërimi i Spahiut edhe në pozitën e Inspektores Gjenerale të FSK-së, sipas Presidentes Osmani është një garancë për vazhdimin e mirëfunksionimit dhe zbatimit të standardeve profesionale të Forcës.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte kryeministri, Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat