Pacolli reagon pas vdekjes së Nishanit: Do t’i mungoi përgjithmonë kombit

Aktuale

Pacolli reagon pas vdekjes së Nishanit: Do t’i mungoi përgjithmonë kombit

Më: 28 maj 2022 Në ora: 14:54
Behgjet Pacolli

I pari i AAK-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pas vdekjes së ish-presidentit, Bujar Nishani.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli tha se do ta Nishani ka qenë mik i afërt i tij, duke shtuar se do ta kujtoj si një njeri të urtë dhe të respektuar.

Postimi i tij i plotë:

Sapo mora lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të mikut tim shumë të afërt, Ish-Presidentin e Shqipërisë Bujar Nishani. Atë do ta kujtoj gjithmonë si njeri i urtë, i respektuar dhe me integritet të lartë. I bindur që do ti mungon përgjithmonë kombit. Shprehi ngushëllimet e mia familjes Nishani dhe çdo shqiptarit, kudo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat