Murati, qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

Aktuale

Murati, qytetarëve: Si popull jemi mësuar me kriza, i kalojmë më lehtë se popujt e tjerë

Më: 28 maj 2022 Në ora: 21:35
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati pajtohet me projeksionet e Bankës Botërore për rritjen ekonomike në Kosovë. Po ashtu, Murati ka theksuar se qytetarët e Kosovës janë të mësuar që t’u përballojnë krizave, duke e parë këtë gjë si rrethanë lehtësuese në një situatë të pafavorshme ekonomike për qytetarët.

Ministri Murati në një deklaratë për RTK-në, ka thënë parashikimet e Qeverisë së Kosovës janë për rritje ekonomike reale prej 5.7%. Sipas tij, parashikimet e organizatave ndërkombëtare për rritjen ekonomike janë gjithmonë më konservatore.

“Parashikimet tona që kemi bërë dhe projeksionet që kemi parashohin një rritje ekonomike reale prej 5.7%. ne patëm thanë qysh në mes vit kur patëm bë rishikimin e buxhetit që rritja kap shifrën dyshifrore dhe në fund të vitit ashtu edhe doli. Tash normalisht që modelet e organizatave ndërkombëtare janë çdo herë më konservative dhe marrin si të them ato indikatorët e  përgjithshëm. Ne këtu normalisht njohim, duke qenë se jetojmë këtu, shohim edhe çdo ditë bizneset por edhe njohim qytetarët tonë e dimë se sa të qëndrueshëm janë ndaj krizave. Jemi të mësuar si qytetarë dhe si popull me kriza dhe duke marrur parasysh ne jemi goxha agjil, goxha të përshtatshëm ndoshta edhe më lehtë se popujt e tjerë.”, ka thënë Murati.

Si pasojë e luftës në Ukrainë, organizatat ndërkombëtare kanë parashikuar ngadalësim të rritjes ekonomike për shumicën e shteteve në botë, përfshirë edhe Kosovën. Në raportin e fundit, Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike në Kosovë për sivjet do të jetë vetëm 3.9%.

Kjo, ngase presioni nga inflacioni në rritje, pritet t’i ul të ardhurat e disponueshme reale dhe të ndikojnë në besimin e konsumatorëve. Banka Botërore ka parashikuar që inflacioni i përgjithshëm të përshpejtohet në një mesatare prej 5.4%, ndërkohë pritet që edhe deficiti fiskal të zgjerohet gjatë vitit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat