Pacolli befasohet nga Abazoviqi: Shumë ndryshe nga të tjerët

Aktuale

Pacolli befasohet nga Abazoviqi: Shumë ndryshe nga të tjerët

Më: 31 maj 2022 Në ora: 16:51
Foto nga takimi

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka njoftuar se është takuar sot në Podgoricë me Kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nga i cili duket se ka mbetur i befasuar.

Sipas Pacollit, Abazoviq është një kryeministër atipik, proaktiv, me energji positive dhe ide progressive, shumë ndryshe nga të tjerët. 

“Sot në Podgoricë pata kënaqësinë të takoi Kryeministrin e Malit te Zi Dritan Abazoviç. Pata një bisedë të gjatë nga kuptova se Kryeministri i ri i Malit të Zi nuk është një politikan i zakonshëm por një Kryeministër atipik, proaktiv, me energji pozitive dhe me ide progresive, shumë ndryshe nga të tjerët.

Ishim në harmoni kur thamë se suksesi arrihet jo me retorik, pseudo-patriotizem e fjalë boshe por me pragmatizëm, punë të sinqertë dhe profesionale. Shoqëritë tona duhet të lirohen nga lidershipi egocentrik primitiv për të ecur drejtë aty ku shoqëritë e civilizuara e kanë vendin”, ka shkruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat