​Hapet konkurs për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura në Shqipëri

Aktuale

​Hapet konkurs për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura në Shqipëri

Më: 3 qershor 2022 Në ora: 16:25
Foto: Ministria e Mbrojtjes së Kosovës

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë - Cikli i studimeve Bachelor, në vitin akademik 2022/2023.

Ministria e Mbrojtjes bënë të ditur se aplikimi është online në adresën https://rekrutimi.fsk-rks.org// si dhe njoftimin për shpalljen e konkursit mund ta gjeni edhe në web-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, https://mod.rks-gov.net.

Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë formularin e aplikimit online https://rekrutimi.fsk-rks.org// dhe të bashkëngjisin të gjitha dokumentet tjera të kërkuara nga ky formular.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit.

Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038-555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

Ministria e Mbrojtjes, shpall këtë konkurs pas shpalljes së konkursit për përzgjedhjen e kadetëve për studime në Akademinë tonë të Mbrojtjes, të Turqisë, Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut.

"Prandaj, ftojmë të rinjtë e të rejat e vendit pa dallim, të aplikojnë duke ju garantuar proces të drejtë dhe transparent gjatë gjithë procesit të testimit dhe përzgjedhjes.Forca e Sigurisë së Kosovës është Ushtria jonë me mision të shenjtë, prandaj do të përzgjidhen vetëm më të mirët nga më të mirët. Ju faleminderit vëllezëve tanë për mbështetjen e madhe!Vazhdojmë së bashku drejtë sukseseve të radhës!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat