Berisha: Sabri Fejzullahut i kujtohet nata e parë kur ka ra shi në Prishtinë, e Liburnit s’i kujtohet sa e ka pagu banesën

Aktuale

Berisha: Sabri Fejzullahut i kujtohet nata e parë kur ka ra shi në Prishtinë, e Liburnit s’i kujtohet sa e ka pagu banesën

Nga: N. Sh. Më: 4 qershor 2022 Në ora: 11:32
Kimete Berisha

Opinjonistja, Kimete Berisha ka reaguar pas dekalaratës së Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut i cili tha se nuk i kujtohet se sa ka paguar për banesën e tij në lagjen luksoze.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Berisha ka ironizurar me Aliun.

Ajo shkruan se këngëtarit Sabri Fejzullahut, i kujtohet ‘nata e parë kur ka rá shi në Prishtinë, e Liburn Aliut nuk i kujtohet sa pare e ka paguar banesën!”.

Ajo tutje tha se qeveria Kurti u pasuruan kaq shumë sa ministri i tij nuk po e din se sa e ka paguar banesën e tij.

Postimi i saj i plotë:

Sabri Fejzullahut i kujtohet 'nata e parë kur ka rá shi në Prishtinë,

e Liburn Aliut nuk i kujtohet sa pare e ka paguar banesën!

P.S. Shqiptarët deri dje edhe vezët i kanë pasur me t'numërume,

ju e dini kur u naqet thesi i sheqerit, gjithmonë u emëru një përfaqësues i familjes (më i besueshmi) me bë roje okolla thesit, se korrupcioni siç dihet, ka filluar me shmangien e sheqerit në familje...

...qe, qysh erdh dita, qeveria Kurti u pasuruan kaq shumë sa ministri i tij mos me ditë sa pare e ka paguar banesën!

- Sa po ma shet banesën!

- Sa të duash oj kukull!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat