Vizita e kancelarit gjerman, disa rrugë në Prishtinë të premtën paradite do të mbyllen për qarkullim

Aktuale

Vizita e kancelarit gjerman, disa rrugë në Prishtinë të premtën paradite do të mbyllen për qarkullim

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 16:56
Foto ilustrim

Nesër, me 10 qershor 2022, në Kosovë do të qëndrojë për vizitë zyrtare Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, së bashku me një delegacion shoqërues. 

Policia e Kosovës,  gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë.

Kancelari gjerman pritet të mbrrijë në Prishtinë në orën 09:45 minuta.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme në intervale të shkurta kohore të qarkullimit të trafikut në disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftim.

Gjatë vizitës në Kosovë Scholz do takohet vetëm me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Pas takimit në  ora 11:30 Kurti dhe Scholz do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat