Kimete Berisha ka disa fjalë për vizitën e kancelarit gjerman: Na duhet dikush i ‘shtirë’, që..!

Aktuale

Kimete Berisha ka disa fjalë për vizitën e kancelarit gjerman: Na duhet dikush i ‘shtirë’, që..!

Nga: A.M Më: 10 qershor 2022 Në ora: 22:19
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha ka komentuar vizitën e kancelarit gjerman, Olaf Scholz në Kosovë.

Për dallim nga kryeministri Kurti, Berisha vlerësoi se vizita e kancelarit gjerman nuk ishte historike.

Madje, publicists nuk i pëlqeu deklarata e Scholz në lidhje me njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Historike do të ishte sikur kancelari gjerman të vinte veç në Kosovë, edhe atë si bujtës.

Nëse vizita e tij është historike për Kosovën, historike është edhe për Serbinë.

Kancelari gjerman e kish një buzëqeshje të përhershme në fytyrën e tij, dhe për

pasojë nuk e dije ku qëndron ti me të, a i ke punët mirë a keq me të.

Neve na duhet dikush i 'shtirë, që nuk të jep afat me filozofu...dhe sidomos dikush që nuk qesh.

Mua nuk më pëlqeu kancelari.

Në fillim më pëlqeu, por kah mesi nuk më pëlqeu më.

Sepse, e lidhi fatin e Kosovës me Serbinë aq fort sa tha se 'nuk ka logjikë që të jenë pjesë e BE-së dy shtete që nuk e njohin njëra-tjetrën'.

Pra, tash e tutje Kosova varet direkt nga njohja e Serbisë për të hyrë në BE.

Izraeli e Palestina janë pjesë e OKB-së, nejse Palestina si vëzhguese, ama edhe kjo numërohet.

S'ka këtu asgjë historike.

Tek ne, ngjarjet historike gjithmonë konsiderohen serioze, por historike mund të jenë edhe ngjarjet qesharake.

Nga ngjarjet historike që i veçoj më pëlqen Lufta në Liechtenstein, ku janë dërguar 80-tē ushtarë për të mbrojtur kufirin, kurse nga lufta janë krhyer 81 ushtarë (e kanë gjetë një shok në luftë).

Më duhet ta veçoj edhe ngjarjen historike me rastin e varrimit të Presidentit të 7-të amerikan.

I pranishēm në varrimin e tij ishte edhe papagalli i tij, Polli.

Polli shau shumë dhe me zë aq të lartë, sa që u deturuan ta largojnë nga ceremonia.

Edhe dashuria e parë është historike, prandaj gati askush nuk përfundon në histori!

Pra, kancelari nuk tha asgjë të re, nuk erdhi me asnjë lajm të mirë.

Na e bëri me dije se ne edhe kur i plotësojmë kushtet (siç i kemi i plotësuar kushtet për liberalizim të vizave), kot e kemi se nuk na merr kush seriozisht.

P.S. Ndërkohë ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, si buallica n'lloç, kish marrë kry e t'ju kish gju' në shpinë ushtarëve, i kish përdredh, si test vendimtar për stërvitje!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat