Pesë orë ecje për çlirim, Haradinaj ngjitet me djemtë e nipin në Liqenin e Jazhincës

Aktuale

Pesë orë ecje për çlirim, Haradinaj ngjitet me djemtë e nipin në Liqenin e Jazhincës

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 16:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përvjetorin e 23 të çlirimit të Kosovës po e kalon duke ecur.

Përmes disa videove të postuara në Facebook, të dielën – Haradinaj ka treguar që bashkë me tre djem, familjarë të tij – kanë ecur pesë orë për te Liqeni Jazhinces”.

Haradinaj ka qenë komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, zona operative e Dukagjinit.

Ai gjatë luftës kishte humbur vëllezër në betejë kundër Serbisë.

Gjatë kësaj dite ka përkujtuar të gjithë dëshmorët e kombit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat